web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa ndikoi kanabazimi i vendit në shkarkimin e ish-ministrit Tahiri?

28 Dhjetor 2017, 20:47, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një interviste për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, ku po bën një rezyme të vitit politik 2017, i ktheu përgjigje gazetarit lidhur me pyetjen se sa ka ndikuar kanabisi në shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Ramës, ka pasur zero ndikim nga kjo, ndërsa u shpreh se arsyet i ka dhënë më herët, ndonëse më herët pranoi se “Rasti i Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë. S?ka qenë ngjarje e mirëseardhur. Duhet të presim deri në fund për të marrë vesh të vërtetën?.

Më tej kryeministri u shpreh se ky do të jetë viti i fundit i drogës, pasi sipas tij, viti 201 do të sjellë fitoren e padiskutueshme të shtetit ndaj kanabisit.

Kujtojmë se Rama është shprehur më herët se arsyeja e largimit të Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, lidhej me angazhimet e këtij të fundit në fushatën zgjedhore, ku drejtonte atë të qarkut të Tiranës. /CityNews





Lajmet e fundit nga