web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtetësia për Kryepeshkopin Janullatos/ Patozi: Mund të ishte dhënë më herët

27 Dhjetor 2017, 19:27, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë të dhënë për televizionin “Report TV”, ka komentuar dhënien e pasaportës shqiptare për Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Sipas Astrit Patozit, kjo çështje nuk duhej të ishte bërë kaq e madhe, dhe se kjo gjë mund të kishte ndodhur më herët, ndërsa e shikon vendimin e Metës si një qëndrim normal.

“Mendoj që është një vendim normal, i cili nuk kishte nevojë për kaq shumë deklarime dhe ndjeshmëri të lartë politike. Mund të ishte bërë edhe më përpara.”, – tha ndër të tjera Patozi.

Sipas tij, politika duhet të fokusohet tek çështjet më me rëndësi për qytetarët dhe jo të debatojë për çështje që nuk kanë shumë rëndësi.

“Unë besoj se ky vend ka nevojë që ne të flasim për çështjet jetike që shqetësojnë shoqërinë dhe jo për çështje të tjera të cilat janë më pak apo aspak të rëndësishme. Duke folur në i takon apo nuk i takon shtetësia kryepeshkopit apo jemi apo s?jemi për Jeruzalemin kryeqytet i Izraelit ne i largohemi problematikës reale që kjo shoqëri ka. Unë do të doja që ne të vinim gishtin mbi plagë dhe kjo është detyrë e opozitës në radhë të parë sepse nuk ka predispozitë qeveria që të tregoj se cilat janë problemet qeë po kalon vendi, i takon opozitës që ta udhëheq debatin. Kur opozita nuk e bën këtë marrin valencë më të madhe se ç?duhet tema të tilla si nënshtetësia e Janullatosit apo gjëra të ngjashme.”, – u shpreh Patozi. /CityNews





Lajmet e fundit nga