PD përgënjeshtron Taulant Ballën
Partia Demokratike përgënjeshtron si plotësisht të pavërtetë...
Europa Lindore kishte shumë qytete me emrin Stalin. I pari në rradhë, Doneck (Ukrainë) në vitin 1924 u quajt Stalino.
I dyti erdhi Caricini, qyteti rus buzë Vollgës që në 1925 u ripagëzua Stalingrad.
Më vonë dhe më larg të parëve u rendit pas tyre qyteti rumun Brashov që në vitin 1950 u riemërua Orasul Stalin (Qyteti Stalin).
Shqipëria e zellshme e Enverit u fut në garë me Kuçovën që “fitoi” emrin Qyteti Stalin.
Këto raste di unë, mund të ketë patur edhe të tjerë…
Bashkë me emrin mbinë statujat madhështore ku Stalini paraqitej me shtat vigani, (ai kishte staturë mesatare në jetën reale), kapotë ushtarake dhe shpesh me krahun e djathtë ngritur që tregonte Perëndimin.
Kohët kthyen.
Me luftën kundër kultit të individit në BRSS, rumunët e Orasul Stalino rikthyen emrin e vjetër Brashov (1960).
I Madhi ynë vendosi: ne nuk jemi revizionistë, vazhdoi me Qyteti Stalin.
Me destalinizimin,
(nëntor 1961) vetë rusët e flakën tutje emrin e vjetër të qytetit simbol të Luftës së Madhe kundër nazizmit, Stalingrad, dhe krijuan një emër të ri, Vollgograd.
Ai, i Madhi ynë i merakosur se kush do ta mbronte tani Stalinin që e kishin zbuar edhe nga vendi i vet shpalli: Qyteti Stalin i vetëm trim në luftë!.
Ukrainasit e Stalinos rikthyen në të njëjtin vit emrin Doneck dhe mirë bënë.
Tek ne jo, Shqipëria dhe Qyteti Stalin mbroheshin tashmë jo vetëm ndaj Perëndimit, por edhe ndaj Lindjes!
Po ç’them unë, jo mbroheshim, por sulmonim!
Krahu i shtrirë i statujës që tregonte Perëndimin i jepte forcë Hoxhës të sfidonte botën.
Kur linda, nuk e dija që jetoja në një qytet që i takonte dikujt që për Shqipërinë dinte se i përkiste Jugosllavisë. Statujën e tij e njoha vonë.
Fëmijë siç isha, vitet e para nuk kisha leje të largohesha nga mëhalla. Pastaj largimi në Fier dhe rikthimi në Qytetin Stalin më bëri ta njihja statujën. Dukej një xhaxhi i madh me mustaqe që sepse rrinte atje lart…
Pastaj erdhën vitet e Tiranës dhe vetëm pas studimeve e njoha plotësisht.
Me marrjen e shtëpisë më 1983 më takonte që çdo mëngjes të kaloja poshtë hijes së tij.
Nuk të shikonte në sy, jo vetëm nga lartësia, por sepse shikimin e mbante akoma drejt Perëndimit, bashkë me krahun e djathtë.
Akoma ti? e pyesja me vete. Pse nuk ikën në vendin tënd?
Çdo mëngjes, drekë, darkë ai rrinte mbi ne, hijerëndë, kërcënues, i paarritshëm. Ndryshe nga statujat e tjera mbi piedestal të rrethuar me lule, Stalini i Kuçovës kishte nën këmbë një tribunë ku hipnin të mëdhenjtë me raste mitingjesh e festash.
Kam bërë edhe koncerte në atë tribunë. Ai rrinte sipër nesh dhe indiferent në bronxin e vet na hidhte një hije mospërfillëse. Natyrisht, nuk na njihte, nuk ishim të tijët, nuk e njihnim, nuk e kishim tonin…
Mëngjesin e 21 dhjetort 1990 zbrita si zakonisht për në punë…çudi!
Piedestali, tribuna ishte bosh!
Ai na kishte lënë më në fund, madje edhe pa emër, për ato ditë që pasuan.
Në janar qeveria riktheu përfundimisht emrin e vjetër, Kuçovë.
Kishte patur përpjekje përmes një referendumi lokal të një shoqate për ta pagëzuar qytetin me emrin Fan Noli.
Nuk u miratua…po sikur më vonë ky emër të mos pranohej më?
Në fakt emër për emër do të ishte shkëmbimi, ky të paktën ishte yni, madje ato ditë flitej se në 1924-ën kishte kaluar nga anët tona…
Nejse, edhe Kuçovë nuk është keq./Dhimitër Druga
Partia Demokratike përgënjeshtron si plotësisht të pavërtetë...
Gjatë vitit 2017 shqiptarët vazhduan t’ia mbathin nga Shqipë...
Debati midis ekspertëve mbi atë që është më e mira për trupi...
Të kuqe për festat e fundvitit, po pse ky mit?Sepse e kuqja ...
Zëvendës Kryeminstrja Senida Mesi përfaqësoi Shqipërinë në M...
Para 5 vitesh ka lindur fëmijën e parë, por asokohe ishte fe...
Grupi Balfin dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë nënshkru...
Mbrëmjen e 11 dhjetorit një patrullë karabinierësh u përpoq ...
Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare...
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm ka ngjal...
Nëse jeni supersticiozë dhe i besoni horoskopit, ky lajm ësh...
Pasi mjekët e diagnostikuan me një tumor shumë agresiv, i dh...
Rovena Gashi ka qënë e plotfuqishme në Prokurorinë e Përgjit...
Pasi i dha një sipërfaqeje toke prej 21,4 hektarësh në Buro...
Xhamia shqiptare në qytetin Grenchen në Zvicër mbrëmjen e së...
Të gjitha pjesët e pulës përdoren në gatim për të pjekur, sk...
Policët bashkiakë të Bolonjës i kërkuan dokumentet një shqip...
Armina Mevlani është padyshim një nga vajzat më të komentuar...
Puna për ndërtimin e një restoranti pranë Akropolit të Butri...
Dy persona të cilët akuzohen për falsifikim monedhash janë a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...