web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falsifikonin monedha/ Arrestohen në flagrancë dy persona

14 Dhjetor 2017, 13:46, Aktualitet CNA

Dy persona të cilët akuzohen për falsifikim monedhash janë arrestuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Policia e Tiranës bën të ditur se të arrestuarit janë shtetasit:

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas veçmas nga njëri- tjetri, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasi G. M. dyshohet dhe si autor i ngjarjes së ndodhur si më poshtë:

Më datë 25.11.2017, në rrugën ?Aleksandër Moisiu?, në një pikë karburanti, dyshohet se ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant, një kartmonedhë 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale, që këta shtetas mund të ketë kryer në këtë fushë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale penale ?Falsifikimi i monedhave? dhe ?Mashtrimi? parashikuar nga neni 183 dhe 143 e Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga