web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD aferë për lobim me para të pista/ Pse Basha iku dy ditë pas vërtetimit nga KQZ?

14 Dhjetor 2017, 13:34, Aktualitet CNA

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, kryetari i PD, Lulzim Basha është akuzuar se ka përdorur para të pista për lobim në SHBA.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi sot që kreut të PD-së, Luzim Basha t?i ndalohet udhëtimi jashtë shtetit, duke e lidhur këtë kërkesë me akuzat e ngritura më herët prej tij për një kontratë prej 1 milion dollarësh të paguar në SHBA për lobing.

Deputeti Balla i ka kërkuar sqarime Lulzim Bashës, edhe pse nuk ishte I pranishëm në seancë.

?Dy ditë pasi KQZ vërtetoi se PD ka paguar 875 mijë dollar për lobime, ikën Lulzimi, ku është pse ka ikur??- u shpreh ndër të tjera deputeti Balla./ CityNews





Lajmet e fundit nga