web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e kryeprokurorit/ Zyrtarizohet kandidatura e parë

11 Dhjetor 2017, 13:10, Aktualitet CNA

Fardinand Elezi është zyrtarizuar si kandidatura e parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, të përkohshëm.

Prokurori Elezi ka dorëzuar sot dokumentet e aplikimit për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm.

Kandidimi i Ferdinand Elezit si Kryeprokuror vjen pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Kujtojmë këtu se sot PS-ja përsëriti ftesën për prokurorët dhe tha se nesër është afati i fundit për të interesuarit.

Prokurori i Apelit te Durrësit, Ferdinand Elezi ka shprehur interesin për këtë garë dhe mësohet se ka bërë edhe dorëzimin e dosjes me gjithë dokumentet e kërkuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot, kreu i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja theksoi se aplikimet vazhdojnë deri nesër në orën 18:00./ CityNews





Lajmet e fundit nga