web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të famshëm brenda natës: Rastësia e pazakontë e çiftit shqiptar pushton internetin

11 Dhjetor 2017, 13:35, Aktualitet CNA

Sa shance ka të jesh duke parë albumet fotografike të fëmijërisë dhe diku, në një foto pushimesh të dallosh se ai tipi në foto është i fejuari jot sot?

Diçka e tillë i ka ndodhur Verona Koliqit dhe Mirand Buzakut. Ata janë shqiptarë nga Kosova, por të lindur dhe rritur në Londër dhe duket se rastësia e historisë së tyre ka pushtuar gjithë tabloidet e famshme.

Verona dhe i fejuari i saj kanë qenë duke parë bashkë fotot të vjetra të familjes, kur kanë vënë re diçka që u ka tërhequr vëmendjen.

Pasi vështruan me kujdes foton panë se djali i shtrirë në dyshekun e verdhë pas tyre, ishte ai që sot është  i fejuari i saj. Fotoja duket se ishte shkrepur rreth 10 vite me parë, kur secili prej tyre ishin me familjen përkatëse në Mal të Zi me pushime verore.

?Po shihnim foton dhe ai tha: ?prit pak, ai këtu jam unë?,-u shpreh vajza. Fillimisht s?po e besoja, më dukej  shumë për të qenë rastësi. Pastaj pyetëm të afërmit tanë dhe na konfirmuan gjithçka.?

Duket se një dekadë më parë, ishte pikërisht djali pas në foto ai që  në 2016-ën do t?i propozonte  fejesë. Dyshja e cila së shpejti do ta kurorëzojnë në martesë lidhjen janë bërë të famshëm sa hap e mbyll sytë. Menjëherë pasi ajo ndau historinë e saj në rrjete sociale, u bë virale në internet dhe jo vetëm.

The Independent, Daily Mail dhe shumë portale të tjera botërore  i kanë kushtuar artikull rastësisë së pazakontë të këtij çifti./CityNews





Lajmet e fundit nga