web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Kamioni përplas për vdekje gruan

10 Dhjetor 2017, 16:44, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Romë të Italisë, ku një grua rumune ka mbetur viktimë si pasojë e përplasjes  nga një kamion, drejtues i të cilit rezulton një shqiptar.

Sipas raportimeve të medieve vendase, thuhet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën Tuscolana, ndërsa viktima është shtetësja me iniciale, E.C., vjeç 37.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte duke drejtuar mjetin tip ?Fiat Doblò? kur ka përplasur gruan. Ai është përpjekur ti japë ndihmën e parë, por ajo ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për zbulimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes. /CityNews





Lajmet e fundit nga