Sigurimi i pronave/ Një rrugë që qeveria të fitojë para
“Më shqetëson fakti që kjo qeveri gjen çdo lloj mënyre për t...
105-vjetorin e krijimit të tyre, Forcat e Armatosura të Shqipërisë zgjodhën ta festojnë pranë komunitetit, në sheshin ?Nënë Tereza? në Tiranë.
Në aktivitetin ku çdo forcë apo strukturë e Forcave të Armatosura kishte ekspozuar mjetet dhe pajisjet e saj, veç qytetarëve të shumtë, morën pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, ambasadorë të vendeve aleate, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, ish ushtarakë e mjaft të ftuar.
Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka përcolli në emër të qeverisë shqiptare urimet më të sinqerta për burrat dhe gratë në uniformë, duke vlerësuar angazhimin dhe sakrificën e tyre, që nga krijimi i Forcave të Armatosura 105 vjet më parë, te pjesëmarrja në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, te misionet ndërkombëtare paqeruajtëse në kuadër të anëtarësimit në NATO, e deri te angazhimi gjatë emergjencave civile, ku roli i FA-ve shqiptare është thelbësor.
?Në emër të Qeverisë Shqiptare dhe në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, jam e nderuar t’u përcjell urimet më të sinqerta burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me rastin e 105-Vjetorit të Krijimit. Bashkë me ditëlindjen e shtetit shqiptar, duke filluar nga data 4 Dhjetor 1912, shteti ynë ka patur si pjesë identitare të tij edhe Forcat e Armatosura. Ushtria Shqiptare u krijua në kohën e pavarësisë, fitoi fizionomi në kohën e mbretërisë, sikurse u konsolidua si ushtri e të gjithë popullit në zjarrin e luftës nacional-çlirimtare kundër pushtuesit nazi-fashist. Pas lufte e në vijim, ajo tanimë ka krijuar përvojën e saj si ushtri gjithë-armëshe, me këmbësori, forca të motorizuara, tokësore, ajrore, detare, trupa komando, komunitet inteligjence, mbrojtje civile, e profilizuar sipas standardeve më të larta të kohës. Kjo nuk ka ndodhur në një ditë, por është thadruar si kontribut i shumë brezave ndër vite. Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare janë të angazhuara fuqimisht për shtrirjen e tyre lokale, rajonale dhe globale në mbështetje të sigurisë dhe paqes. Pjesë e strukturave të NATO-s, forcat tona japin kontributin e tyre në luftën kundër terrorizmit dhe për vendosjen e paqes në të gjitha frontet e globit, kur kjo u kërkohet, në tokë, ajër dhe det. Në kohë lufte dhe paqeje, pavarësisht zig-zageve të politikës, ju keni treguar kurajë, nder dhe përkushtim maksimal ndaj detyrës. Sot që flasim, Forcat tona të Armatosura vazhdojnë ditë-natë t?u gjenden pranë mijëra familjeve shqiptare që përjetojnë përmbytjet e këtyre ditëve dhe pasojat e tyre, kudo që kjo u kërkohet, në fshat dhe në qytet.?- u shpreh ministrja Xhaçka.
Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehu konsideratat për ushtarakët shqiptarë gjatë 105 viteve dhe e vlerësoi si të pazëvendësueshëm rolin e Forcave të Armatosura shqiptare gjatë përmbytjeve të fundit.
?Forcat tona të Armatosura treguan edhe një herë, gjatë situatës së fundit të përmbytjeve në vend, se roli i tyre pranë dhe në shërbim të komuniteteve e qytetarëve, duke garantuar jetën e tyre dhe pronën privatë e publike, është jo vetëm i pazëvendësueshëm por që kërkon respekt, konsideratë, mirënjohje të veçantë dhe kujdes në rritje.?- u shpreh presidenti Meta, i cili nuk la pa përmendur edhe ushtarakët shqiptarë pjesëmarrës në misionet jashtë vendit.
?Një mirënjohje të veçantë dëshiroj t?ju përcjell ushtarakëve tanë që aktualisht kontribuojnë krah për krah vendeve aleate, në misionet ndërkombëtare në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosove, Bosnje Hercegovinë e kudo?.
Më pas, pjesëmarrësit në aktivitet panë nga afër mjetet, pajisjet, armatimet dhe takuan ushtarakët pjesëmarrëse në misionet ndërkombëtare në Afganistan, Letoni, detin Egje etj.
“Më shqetëson fakti që kjo qeveri gjen çdo lloj mënyre për t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Bru...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë ditën e nesër...
Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë samitit të sotëm në Br...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, analisti Fatos Lubo...
Pas lajmit të shumëfolur gjatë ditës së sotme, ku u tha se n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. ...
Në Samitin për Ballkanin Perëndimor organizuar nga Miqtë e E...
Në Samitin e organizuar në Bruksel për Ballkanin Perëndimor,...
Pas publikimit të lajmit se 8 mjekët e urgjencës ditën e sot...
Pas dorëheqjes së mjekëve të urgjencës së QSUT-ës, ka ardhur...
Në një postim në rrjetet sociale, historiani Kastriot Dervis...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndoshur në Tiranë, ku...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n e It...
I pranishëm në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot n...
Presidenti i Parlamentit Europian Antoni Tajani ka përgëzua...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një komu...
Situatat me pronat në Shqipëri është një kaos më vete, si p...
Anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, njëkohësis...
Reshjet e mëdha në fillim të dhjetorit shkaktuan përmbytje ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...