web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha-Ramës/ Mos e shih situatën nga asfalti i autostradës

2 Dhjetor 2017, 16:08, Aktualitet CNA

Kreu i PD ?së, Lulzim Basha , ka vizituar mesditën e sotme familjet e prekura nga përmbytja, në Fushë Krujë.

Sipas tij, në Fushë-Krujë situata kërkohet ndërhyrje emergjente nga qeveria

?Me qindra banorë të përmbytur në fshatin Hasan nuk kanë ushqim.

Të njëjtin problem kishin banorët në Bilaj. Ata ishin 24 orë pa ngrënë, sepse qeveria nuk u ka çuar asnjë ndihmë.  I bëj thirrje Edi Ramës të mos e shohë situatën nga asfalti i autostradës, siç më thanë banorët se ka bërë me Fushë-Krujën, por të shkojë pranë njërëzve, t?i ndihmojë me ushqime, me veshje dhe me strehim. Në Fushë-Krujë pata rastin të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen për ushtarët dhe policët që po sakrifikojnë prej 3 ditësh për të shpëtuar jetën e njerëzve.  Më e keqja akoma nuk ka kaluar dhe sonte do të jem në Fier dhe Vlorë për t?u gjendur pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet?, ka deklaruar Basha./ CityNews





Lajmet e fundit nga