web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktori shqiptar shokon :"Kam pirë hashash për këtë rol "

2 Dhjetor 2017, 15:29, Aktualitet CNA

Të gjithë e mbajnë mend filmin ?Unë, ti dhe Kasandra?, i cili ishte një realizim që theu barriera me tematikën që trajtonte për shoqërinë tonë.

Po ashtu edhe aktorin kryesor Neritan Liçaj, i cili luante rolin kryesor të djalit që quhej Gent dhe për këtë rol Neritanit i është dashur të sakrifikojë goxha.

Genti ishte një personazh i rrethuar nga ngjarje të rrëmbimshme, e për këtë aktori shqiptar në një intervistë për ?Urbanusblog? ka rrëfyer se i është dashur të konsumojë edhe hashash vetëm që të përjetonte atë që një përdorues hashashi ndjen.

Po mesa duket organizmi i tij nuk e pranon, pasi siç na tregon Neritani duke qeshur,  thjesht piu pak e ka nxjerrë zorrët dhe nuk ka pasur më ndërmend që ta provojë, asnjë moment të vetëm.

Megjithatë përveç provimit të hashashit, ai tregon se nuk ka qenë shumë e vështirë që ta realizonte atë rol në madhështinë e tij, pasi ishte një realitet që tashmë e jetonin.

Të rinjtë intelektual ishin ata që kishin filluar ta pinin të parët dhe të ishin përdorues të rregullt, ndaj ishte një realitet i prekshëm. Shqipëria sapo kishte dalë nga ndrydhja dhe po mundohej të kopjonte botën perëndimore dhe kjo ishte një nga ato kopje.

Neritan Liçaj thotë:

Nuk është e në kohën e Enverit nuk kishte të droguar? Kishte, kishte, po ata thjesht nuk i linte sistemi që të njiheshin, i shtypte dhe kështu që e bënte një fenomen të panjohur.?

?Unë, ti dhe Kasandra? ka ardhur aq afër publikut sepse ishte diçka që po e përjetonim të gjithë si shoqëri, ndaj edhe ndikimi ishte më i madh dhe u pëlqye aq shumë./CityNews





Lajmet e fundit nga