web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet/ Shembet ura

2 Dhjetor 2017, 15:01, Aktualitet CNA

Pak minuta më parë është raportuar shembja e njërës nga këmbëzat e urës së Zemblakut që kalon mbi lumin Devoll në njësinë administrative të Pojanit.

Ura e Zemblakut bën lidhjen e Bashkisë së Korçës me Bashkinë e Prespës, por ky nuk është i vetmi aks pasi ka një rrugë tjetër alternative nga Pojani në Prespë dhe për këtë arsye kjo zonë nuk mbetet e izoluar.

Kushtet e këqija vazhdojnë të zotërojnë vendin tonë dhe prurjet e mëdha në lumin Devoll kanë çuar në shembjen e urës. /CityNews





Lajmet e fundit nga