web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Majko fajëson bizneset për përmbytjet e autostradës

1 Dhjetor 2017, 20:17, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News24, ish-kryeministëri dhe ministri i vendit për Diasporën,Pandeli Majko, ka komentuar situatën aktuale të vendit, të krijuar nga moti i keq, kryesisht të autostradës Tiranë-Durrës, në të cilën mbrëmjen e djeshme uji ka arritur një lartësi të konsiderueshme duke vërshuar drejtë bizneseve.

Për këtë situatë të krijuar Majko ka fajësuar bizneset të cilat në përpjekje për të zgjeruar territoret e tyre, përballen dhe me përfshirje në katastrofa të tilla mjedisore.

?Ndërtimet pa leje falë tafmasë së madhe për të zgjeruar dhe pasur sa më shumë, kanë krijuar këtë situatë. Pamvarësisht se shkaktuan përmbytje këto biznese u dëmtuan dhe vetë?, ka deklaruar Majko.

Më tej ai u shpreh se nuk i përgjithson të gjithë bizneset dhe biznesmenët, por ka kërkuar që ti jepin fund të tilla ndërhyrjeve. /CityNews





Lajmet e fundit nga