web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet e pajetë vajza e aktorit të njohur

19 Nëntor 2017, 17:15, Aktualitet CNA

Vajza e aktorit të njohur nga Kosova, Çun Lajçi, është gjetur e pa jetë në banesën e saj në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Bubulina Lajçi, është gjetur e pajetë nga të afërmit e saj, ndërsa policia shprehet se dyshohet se shkak i humbjes së jetës së 34-vjeçares të jetë bërë mbidoza.

Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa për këtë ngjarje ka reaguar edhe aktori kosovar i cili i ka dedikuar një poezi shumë prekëse, vajzës së tij të ndjerë.

A këputet peni moj e mira ime

S?po t?shkruaj ma

Si herave tjera për t?iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n?fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m?pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N?udhëtimin tand t?fundit

Diku n?Ashkelon

N?kërkim t?fatit e t?vajit

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri. /CityNews





Lajmet e fundit nga