web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari Artan Hoxha “kapet” nga policët e Johansburgut

18 Nëntor 2017, 11:06, Aktualitet CNA

Në fakt duket si arrestim, por nuk është e vërtetë, pasi kjo është vetëm një shaka e bërë nga vetë gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ndërsa ndodhet ne Johannesburg të Afrikës së Jugut, ne kongresin e 10 boteror te gazetarise investigative, gazetari Hoxha ka publikuar disa foto në rrjetet sociale me policët afrikanë.

Në postimin e tij Hoxha shkruan ?Me policet e qeshur afrikane ne qytetin me jomiqesore te botes….

“Huffington Post? e rendit Johannesburgun si qyteti nr.1 ne bote me i pasigurt per turistet dhe te huajt, imagjinoni se cfare behet ne Soëeto, vendbanimin e Mandeles?!!! Pavarsisht se numri i krimeve dhe vrasjeve ne periferi te Johannesburgut mban rekord boteror, ne njeren nga rruget me te populluara takova kete patrulle te policise Jug-Afrikane…
Dy police miqesore qe patrullonin me kembe ne rrugen qe te con te shtepia e Mandeles(Mos u ngaterroni, kjo s’ka lidhje me Eduart Peqinin, i njohur me nofken “Mandela” per shkak te komunitetit qe perfaqesonte, kapo i bandes se njohur te Elbasanit, Banda e Mandeles)….
Nuk kam pare shtepi, vila, hotele, shkolla, apo blloqe banimi me te rrethuara me mure te larte dhe tela me gjemba me shume se ne Johannesburg…
Nje qytet i ndare si me thike, ne zonat teper te sigurta dhe luksoze te te bardheve dhe bizneseve te tyre, dhe ne zonat e pasigurta, sidomos gjate nates, ku jetojne afrikanet me ngjyre…?/ CityNews





Lajmet e fundit nga