Petrit Vasili publikon propozimet e LSI-së për paketën fiskale të 2018-ës
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërhiqen nga pretendimi për të dëshmuar se Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, e nënshkruar në gusht të vitit 2015, ishte e gabueshme. Nga këto pretendime, Qeveria nuk është lëkundur as pas ?qortimeve? të cilat i erdhën asaj nga presidenti Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian dhe së fundmi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në Qeverinë e Kosovës, besojnë se Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit do të sjellë faktet të reja dhe dëshmi, të cilat sipas ekzekutivit, do të tregojnë se Marrëveshja ekzistuese për demarkacionin me Malin e Zi është e gabueshme.
Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa E Lirë, se qëndrimi i kryeministrit Haradinaj është i njëjtë pavarësisht deklarimeve të ndryshme nga zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Matoshi tha se tash për tash nuk ka ndonjë ndryshim, derisa të hartohet raporti final i Komisionit Shtetëror për Kufirin.
“Pritet që në afatin optimal, do të thotë shumë shpejt, Komisioni i ri Shtetëror të dalë me raportin për të gjeturat rreth kësaj çështjeje dhe tek atëherë do të studiohen dhe të ndërmerren veprimet adekuate”, tha Matoshi.
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, gjatë një prezantimi para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane ka thënë se nga hulumtimet e bëra janë vërejtur parregullsi në punën e Komisionit paraprak, mbi bazën e të cilit ishte nënshkruar Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin.
Kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se Komisioni është duke bërë punën me përpikëri të madhe dhe se janë afër përmbylljes së raportit final rreth gjetjeve për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi. Anëtarët e këtij Komisionit po ashtu theksuan se nga gjetjet e deritanishme është vërejtur se Kosova me Malin e Zi nuk ka marrëveshje për demarkacion, por ka marrëveshje për kufirin.
Por, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një deklarate, ka shprehur zhgënjimin e saj duke i cilësuar pohimet e këtij Komisioni si të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.
Ambasada amerikane ka ftuar politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur.
Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se tash për tash nuk duket se ka alternativat tjera për gjetjen e një zgjidhjeje, përveç marrëveshjes ekzistuese, të cilën e ka nënshkruar presidenti Thaçi në vitin 2015. Tahiri thekson se Qeveria Haradinaj mund ta dërgojë marrëveshjen ekzistues në Kuvend për ta hedhur poshtë, por sipas tij, marrëveshjet në Parlament zakonisht dërgohen për t?u aprovuar.
Ndërkohë, Halil Matoshi, nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës, thotë se derisa nuk përfundon puna e Komisionit, nuk mund të thuhet se çka do të ndodh me marrëveshjen ekzistuese.
Komisioni i ri Shtetëror për Kufirin ka marrë mandatin nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, që t?i bëjë matjet e reja rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Qeveria Haradinaj dhe Komisioni i ri pretendojnë se Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin është e gabuar dhe se Kosova me këtë marrëveshje ka humbur territor.
Me këto konstatime nuk është pajtuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe njëri prej liderëve opozitar dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Në anën tjetër, Komisioni Evropian në disa raste ua ka përsëritur, Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, se pa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk mund të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave.
Të premten, pritet që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të qëndrojë në Bruksel, me ç?rast do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të BE-së, ku ndër tjera, temë e diskutimeve pritet të jetë edhe çështja e ndërlidhjes së ratifikimit të Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave. /REL/
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ditën e sotme policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona ...
Zv.ministri i Infrastrukturës në qeverinë Rama 1 si dhe ish-...
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar ...
Në qytezën e Abbiategrasso-s dy shijakas babë e bir kishin h...
Ditën e sotme ka nisur Panairi i 20 i Librit në Tiranë, një ...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur aksionin...
Pas debatit në të cilin u përfshi mbledhja e Komisionit Qend...
Pak ditë më parë përfaqësues të misionit EURALIUS IV mbajtën...
Komisioni Qendror i zgjedhjeve është përfshirë në një debat ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputetja e Partisë De...
Pas propozimit dhe dekretimit të Gudar Beqiraj si drejtor i ...
Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 20 vit...
Për tre vite ishin drejtuesit e institucionit të burgjeve në...
Pas arrestimit të gjatë gjyqtarëve dhe një nënprefekti nga p...
Lideri i opozitës malazeze, Nebojsha Medojeviç, akuzohet për...
Policia pyjore e Italisë ka bërë të mundur arrestimin dhe sh...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Forumit Rinor të Pa...
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe folklorike nga K...
“Top Channel” ka një rënie të vazhdueshme të audiencës së ti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...