web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oficerë të policisë gjyqësore, prokurorë e gjykatës të korruptuar në raportin e EURALIUS (Emrat)

15 Nëntor 2017, 17:39, Aktualitet CNA

Pak ditë më parë përfaqësues të misionit EURALIUS IV mbajtën mbledhjen Përfundimtare të Komitetit të Palëve. Takim kishte për qëllim prezantimin e rezultateve të  Misionit gjatë periudhës së implementimit të tij, nga 1 shtatori 2014 deri në maj 2017, si dhe të planit të punës për vazhdimin e projektit EURALIUS IV 2017 etj.

Kjo është mbledhja përfundimtare e Misionit, pasi në muajin dhjetor atij i përfundon mandati. Veprimtaria e tij gjatë periudhës  tre vjeçare shtator-maj 2017 është e përmbledhur në një raport, pjesë të përmbajtjes së të cilit i sjell gazeta ?Sot?. Në të bie në sy përmendja me emra konkret e shumë gjyqtarëve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve të përfshirë në afera.

.Sipas dokumenteve të siguruara nga kjo gazetë rezulton se, në raportin përfundimtar vlerësimit të punës së derisotme,  theksi vihet tek rezultatet e vetingut dhe organeve të luftës ndaj korrupsionit.

?Disa zyrtarë të drejtësisë si oficerë të policisë gjyqësore prokurorë e gjykatës, janë hetuar dhe gjykuar për krime korrupsioni. Gjykatësi Shyqyri Çobo, në Gjykatën e Beratit, u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për korrupsion pasiv, në formën e favoreve seksuale. Aktualisht hetimet janë mbyllur dhe çështja ka kaluar në Gjykatën e Parë të Krimeve të Rënda?, lexohet, ndër të tjera në raportin përfundimtar.

Ku më tej përmenden dhe Rasim Doda apo Majlinda Andrea edhe këta të akuzuar për përfshirje në afera korruptive. Përveç këtyre në raport janë të gjithë emrat e gjyqtarëve e prokurorëve të denoncuar në media dhe emisione investigative.

Deri në fund të këtij viti, prioritet i EURALIUS  mbetet zbatimi i procesit të vetingut, si dhe ngritja e tre institucioneve të rendësishme SPAK, KLGJ e KLP.

?Me zbatimin e ligjit do nisë të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit, si një njësi e pavarur hetimore, si dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, të cila do kenë kompetenca të caktuara. Do të afrohet asistencë në zbatimin rigoroz të ligjit, ngritjen e organeve dhe forcimin e kapacitete të personelit. Ngritja e organeve do të pasohet nga transferimi i punonjësve dhe monitorimi i punës së tyre. Po ashtu do të ketë trajnime sipas nevojave përkatëse?, thuhet në dokument. Ku gjithashtu theksohet se: me qëllim përmbushjen e misionit, KE ka vënë në dispozicion pikërisht 7.5 milionë euro që do shpërndahen në të gjithë sektorët e sistemit të drejtësisë./ CityNews





Lajmet e fundit nga