Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Të gjithë kishin marrë nga një grep në dorë sot për të kapur “peshkun e madh” të ambasadorit, megjithëse ai ishte imagjinar. Jo thjesht për rëndësinë e vendit të madh, që ai përfaqëson, por edhe për shkak të temës së nxehtë. E cila, natyrisht, që merr vlerë tjetër në kontekstin e tollovisë, që ka shkaktuar saga Tahiri, por jo vetëm ajo.
Shumë interesant, por jo i papritur, ishte fakti që të gjithë e kërkonin “kryepeshkun” tek deti, liqeni, madje edhe tek pellgu i tjetrit, por ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Duket pak si sport, ku rëndësi ka që të ketë peshk për t’u kapur.
Nuk u habita shumë që s’dëgjova njeri të thonte “qëllofsh”, e cila është shprehja më tipike, që u pëlqen të dëgjojnë peshkatarët, kur shkojnë për të gjuajtur. Do të tingëllonte teatrale vërtetë, por a nuk është i tillë edhe premtimi se shumë shpejt do të vendoset drejtësia në këtë vend? Se po vjen, më në fund, dita e fitores mbi pandëshkueshmërinë dhe i barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit edhe në Shqipëri.
Të cilat kur shqiptohen prej udhëheqësve tanë, në kohë fushatash apo, kur kanë halle të mëdha, nuk bëjnë asnjë përshtypje, por kur dëgjohen në anglisht ose në një gjuhë tjetër prej të huajve, të paktën merren më shumë seriozisht.
Ndaj, me gjithë respektin për ambasadorët, nuk mendoj se Shqipëria sot ka nevojë për karrema entuziasmi, që lartësojnë një të ardhme të ndritur, e cila nuk ka për të mbërritur ndonjëherë. Boll e kemi, na del e na tepron patetizmi i timonierëve tanë, të cilët gati po na hiqen si viktima të shumëvuajtura të popullit të vet, që herë nuk i kupton dhe herë nuk i ndjek dot në projektet e tyre vizionare.
Ky vend ka nevojë për një sens realizmi, që mungon dëshpërimisht, prej shumë kohësh, jo rastësisht dhe as për arsye fati, por nga nevoja e peshkaqenëve vendas për të mos patur kurrë sezon gjuetie ndaj tyre. Dhe ia kanë dalë mrekullisht deri tani. është një meritë që u duhet njohur.
Ndaj të mos kemi kot iluzione se mund t’i trembim ata, duke tundur grepat në breg dhe duke luajtur muzikë klasike, në rast se nuk duam edhe ne të që të bëhemi pjesë e një shakaje të hidhur me problemin më të rëndë që ka ky vend prej shumë vitesh. Nëse e kemi seriozisht, nuk ka nevojë ta themi patjetër përpara, mjafton që ata të kapen.
Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme premtimin e pambajtu...
Policia greke ka asgjesuar një grup kriminal greko-shqiptar...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zv/kryeminis...
Me shumë diplomaci Bashkia Durrës me këtë foto të publikuar ...
Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë t...
Situata për ish drejtuesin shërbimit sekret shqiptar (SHISH)...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e lajmeve të SYRI...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i ftuar në studion ...
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 4 persona që ...
E nisi karrierën e saj në televizion si velinë në “Top Chann...
Kryeministri i vendit Edi Rama, në një takim me 100 studentë...
Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga dy shtetas ...
Ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj, me anë të një po...
Nënkryetari i Parlamentit për Partinë Demokratike, Edi Palok...
Ish-kryeministri i Sali Berisha ka publikuar denoncimin e ra...
Deputeti i Lulzim Bashës, ka reaguar pas qëndrimit të depute...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka publikuar denonci...
Fatos Lubonja ka komentuar sot deklaratat e ambasadorit amer...
Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu, pasi dështoi mbledhje...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...