web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mosdeklarimi i pasurisë/ Çështja “Doshi 2” kalon te Krimet e Rënda

6 Nëntor 2017, 10:50, Aktualitet CNA

Çështja e akuzave për mosdeklarimin e pasurisë së deputetit Tom Doshi do t?i kalojë tani Gjykatës për Krimet e Rënda, pasi Gjykata e Lartë ka shpallur mos kompetencë për akuzat.

Gjykata e Lartë shpalli mos-kompetencë disa ditë më parë edhe për çështjen tjetër ?Doshi-Frroku-Bami?, që dyshohen për kallëzim të rremë.

Pak muaj më parë, qershor 2017, prokuroria nuk mundi të provojë qëndrimin e ILDKPI se deputeti ka fshehur 23 milionë euro. Pasuritë që Doshi nuk ka deklaruar janë automjete e pasuri të patundshme, thonë prokurorët.
Kujtojmë se ILDKPI ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për deputetin Tom Doshi, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milionë euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së, janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014./ CityNews





Lajmet e fundit nga