web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetingu/ Bllokohen dosjet, nis skaneri për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

3 Nëntor 2017, 10:09, Aktualitet CNA

Dy ditë më parë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese kanë mbërritur përfaqësues të Inspektoratit të KLD dhe pjesëtarë të Komisionit të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët kanë marrë tridhjetë e pesë dosje të çështjeve që kanë shqyrtuar shtatë gjyqtarë të kësaj gjykate. Dosjet janë pjesë e pesë të përzgjedhurave për secilin emër gjyqtari, kurse ditën e djeshme inspektorët kanë marrë të gjitha materialet e nevojshme për t?i shkuar deri në fund procesit të rivlerësimit.

I raportuar nga gazeta ?Sot?, lajmi vijon të informojë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me dosjet e tetë anëtarëve të Gjykatës së Lartë, dosjet e shqyrtuara të të cilëve janë bllokuar e marrë nga inspektorët kontrollues.

Përveç të tjerave dosjet përmbajnë edhe  dokumente shoqëruese, që nga process-verbalet dhe regjistrimet e seancave, vendimet që janë marrë dhe çdo dokument tjetër që mban firmën e gjyqtarit.

Fjala gjithmonë është për pesë dosje me çështje të gjykuara nga secili prej shtatë gjyqtarëve të gjykatave respektive. Këtij materiali, sqarojnë ekspertët, do u bashkëngjiten edhe të dhëna për rastet e ndëshkimeve me masa disiplinimi dhe të gjitha ankesat që janë bërë nga qytetarët, material këto të disponuara nga inspektorati i KLD, por edhe MInistria e Drejtësisë.

Detyra e Inspektoriatit është vetëm mbledhja dhe administrimi i materialit që do ti delegohet më pas Komisionit të Kualifikimit, i cili do të bëjë verifikimet . Dy gjykatat e sipërpërmendura janë të parat që çelin procesit të vettingut. Pas tyre procesi do të shtrihet në të gjitha homologet e tjera të rretheve./CityNews





Lajmet e fundit nga