web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nishani kërkoi deklasifikimin e diskutimeve të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë / Ky është qëndrimi i Metës

31 Tetor 2017, 19:41, Aktualitet CNA

Në një intervistë për Syri.net, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka komentuar çështjen e kanabizimit të vendit, dhe kërkesën e ish-Presidentit Bujar Nishani, për deklasifikimin e diskutimeve të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

I pyetur nga Çim Peka se “A ka Ilir Meta të njëjtin qëndrim si President me qëndrimin që ka mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare si Kryeparlamentar, mbledhje e thirrur nga ish-Presidenti Nishani?”, si tha:

“Nuk e mbaj mend saktësisht se cili ka qenë qëndrimi, por në thelb ka qenë ky qëndrim. Për sa i takon publikimit që ju po përmendni, një kërkesë e tillë është drejtuar edhe nga gazetarë Institucionit të Presidencës. Nuk ka ndodhur, të paktën në dijeninë time, por edhe të stafit të institucionit që në të kaluarën të jenë bërë publikime të transkripteve të mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.”, – ndërsa shtoi se po shqyrton kërkesën e Nishanit, e cila sipas Metës është normale, por do studiuar. /CityNews





Lajmet e fundit nga