Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Emisioni investigativ ?BOOM? udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt fshatit Bishqem, bashkia Peqin, për të përcjellur shqetësimin e vellezërve Gani dhe Ramazan Kasa, të cilët kanë rreth 5 dynym tokë në buzë të ish-rrugës nacionale Peqin-Elbasan dhe që me ndërtimin e autostradës ato kanë mbetur pa rrugë kalimi për të vajtur në tokën e tyre.
Një zgjidhje që ju është dhënë nga administratori dhe Bashkia Peqin, është një rrugë kalimi nga qendra shëndetësore e ndërtuar para 5 vitesh por sipas tyre kjo nuk i ka ndihmuar fare pasi porta e qendrës qëndron e hapur vetëm pak orë dhe rruga nuk është e përshtatshme që të futen mjetet e punës që duhen për tokën.
Sikur të mos mjaftonte kjo ato duhet të kalojnë edhe në një pronë të privatizuar dhe konfliktet e vazhdueshme i kanë çuar në këtë gjendje që janë prej 5 vitesh, pamundësinë për të shfrytëzuar tokën.
Me ndërmjetësimin e ?BOOM?, kjo çështje mori zgjidhje dhe tashmë vëllezërit Kasa pas 5 vitesh do të mund të përdorin lirshëm tokën e tyre dhe të marrin produktet bujqësore prej saj.
Denoncimi për BOOM
Gani Kasa: Kemi 5 vjet që nuk hyjmë në pronën e tonë. Kemi pas një rrugë nacionale që kemi pas hyrë prej vitesh me pas na e zuri qendra shëndetësore që u ndërtua.
Ramazan Kasa: Kjo portë nuk qëndron e hapur, sa mbarojnë këta të shëndësisë i vënë kyçin. Ne nuk kemi çelës. Këtu i bie të hymë me komandë. Më përpara dhe me hartë ne e kemi patur rrugën nga perëndimi, doli një pronar dhe na bllokoi me forcë, prandaj dhe i jemi drejtuar emisionit tuaj.
Rruga përshkohet me këmbë ose gomar
Së bashku me vëllezërit Kasa, gazetarja e BOOM përshkoi rrugën që të çon për në tokën e vëllezërve. Ajo mund te pershkohet në këmbë ose me gomar por nuk ka asnjë mundësi që të futet ndonjë mjet për të punuar tokën dhe për ta bërë atë të shfrytëzueshme.
Në këtë mënyrë ata kanë 5 vjet që nuk marrin asnjë prodhim prej saj vetëm paguajnë detyrimet që kanë përsa i perket taksave.
Gazetarja: Kaluam portën e qendrës shëndetësore që pas disa orësh mund të mbyllet, kaluam në një pronë private dhe mbërritëm te prona juaj që shihet qartë që nuk është shfrytëzuar. Kjo është zgjidhja që ju është dhënë nga bashkia, administratori?
Gani Kasa: Kjo rrugë nuk është e vlefshme për ne sepse ne na duhet të fusim mjete bujqësore, makineri të rënda, kamionë, autokombanjë. Do mbjell grurë dhe tërshërë, me çfarë ta shij unë me gomar?
Vëllezërit Kasa treguan edhe se ku kalonte rruga e vjetër që figuronte dhe në hartë dhe ka shërbyer jo vetëm për ta por edhe si rrugë lidhëse për fshatin.
Ndryshimet që pësoi kjo rrugë nacionale duhet thënë që ishin fatale për vëllezërit pasi sipas tyre ish-kryeplaku i fshatit e mbuloi me dhe, e privatizoi dhe e bllokoi rrugën lidhëse.
Gani Kasa: Ka qenë rrugë shtesë në lagje. Xhadia e re e këputi në mes dhe ka mbetur një copë për të dalë në xhade të re. U mbulua nga ish-kryeplaku i fshatit para 5-6 vitesh.
Kërkesa e tyre është që të hapet rruga siç është në hartë, asgjë tjetër.
Ramazan Kasa: Të hapet rruga siç është në hartë, nuk kërkojmë gjë tjetër.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore: Absurde të prishet muri
Duke qenë që rruga e menduar kalon në oborrin e qendrës shëndetësore të fshatit, BOOM komunikoi me drejtorin e Shëndetit Publik Peqin, i cili ishte shprehur edhe në Bashki që nuk është kjo zgjidhja pasi nuk mund të përdoret porta dhe oborri i kësaj qendre për banorët që të kalojnë për të vajtur në tokën e tyre. Sipas Drejtorit, vendimi i Bashkisë Peqin është absurd.
Zejnel Deja: Tani problemi i pronave, sepse pronat e Ministrisë së Shëndetësisë njëherë i kalojnë pushtetit lokal dhe njëherë Ministrisë së Shëndetësisë. Unë e kam dhënë mendimin tim dhe vazhdoj ta mbaj. Nuk është e drejtë ajo.
Gazetarja: Që të prishet muri i qendrës shëndetësore?
Zejnel Deja: Po pra, është e padrejtë, është një vendim absurd. Unë e kam thënë fjalën time, është e padrejtë. Mendoj që duhet të gjejë zgjidhje tjetër, jo të kalosh tek qendra shëndetësore.Ju duhet të merrni mendimin e Bashkisë, si kanë vepruar në atë formë që është veprim absurd. Ju duhet të merrni mendimin e atyre.
Kryebashkiaku i Peqinit premton: Do bëj të kalueshme rrugën
BOOM iu drejtua bashkisë Peqin, ku kryetari i kësaj Bashkie u shpreh se ishte në dijeni të problemit dhe gjithmonë ka qenë në kërkim të një zgjidhje jo vetëm që të hap rrugën për vëllezërit Kasa por të sigurojë që nuk do të krijohen konflikte mes banorëve në atë fshat.
Saimir Hasalla: Në lidhje me problemin që ju ngrini unë jam vënë në dijeni që nga momenti i parë që kam ardhur në krye të bashkisë Peqin në lidhje me bllokimin e rrugës së këtyre banorëve. Kam ngritur grupet e punës për verifikimin e situatës në terren. Problemi është i tillë për shkak të autostradës Peqin-Elbasan, rruga e vjetër është bërë e pakalueshme dhe është disniveli mes autostradës së re dhe asaj të vjetër që e bën të pakalueshme kalimin e këtyre personave në tokën e tyre. Unë do bëj verifikimet dhe do ta bëj të kalueshme por do i çojmë shkresë edhe Autoritetit Rrugor në lidhje me zhbllokimin e asaj pjese të autostradës që është e bllokuar me gardiela në mënyrë që personat të shfrytezojne tokën e tyre.
?dhe në fund vjen zgjidhja
Komunikimi i gazetares së BOOM dhe Bashkisë nuk u ndërpre pas ditës që ajo ishte atje derisa mori përgjigje që këtij problemi i ishte dhënë zgjidhje dhe rruga është hapur jo vetëm që të kalohet në këmbë por edhe me mjetet bujqësore në mënyrë që toka të punohet dhe të shfrytëzohet nga familja Kasa.
Një gjë të tillë e pranuan edhe vëllezërit Kasa të cilët tashmë pas 5 vitesh mund ta punojnë tokën dhe të marrin produkte prej saj.
Presidenti Ilir Meta, ka komentuar emërimin e Helidon Bendos...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pogradec, ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në studion e emis...
Opozita shqiptare në Maqedoni po bëhet gati për protesta të ...
Ditën e sotme një 57-vjeçar është gjetur i vdekur në lumin O...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e ...
Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e Kryesisë së Partis...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një q...
Alarmi i ngritur nga opozita se Edi Rama po merr në dorë edh...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Bz...
Lideri i Partisë Demokratike shprehu vlerësimet e tij për nd...
Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar Socialist i është ri...
Një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pas...
Pas kërcënimit të bërë kryetarit të Bashkisë së Belshit, Ari...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në jug të Lon...
Thuajse 3 muaj më parë paralajmëruam një vizitë në Tiranë të...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Gjykata e Apelit në Shkup e refuzoi kërkesën e avokatëve të ...
Ish-kryeministi Sali Berisha, ka sulmuar me anë të një posti...
Në një intervistë për Syri.net, që do të transmetohet mbrëmj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...