web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vërteta e kërcënimit të kryebashkiakut të Belshit / Prishi lokalin për...

31 Tetor 2017, 18:38, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Belshi, i cili shprehet se e vërteta e kërcënimit të kryebashkiakut Arif Tafani, është ndryshe nga ajo që është raportuar apo pretenduar nga ai.

Sipas denoncuesit, presonit të akuzuar nga Arif Tafani se e ka kërcënuar, ky i fundit i ka prishur lokalin me vlerë 300 mijë euro edhe pse për të ka disponuar dokumentet e rregullta.

Sipas mesazh-dërguesit, lokali u prish për të bërë pallate nga financuesi i PS-së Sopot Ferhati.

?Doktor po ju shkruaj nga Belshi. Kryetari i Bashkise Belsh Arif Tafani paska nxjerre lajmin se e kane kercenuar me arme.
Dua te them se personit te akuzuar ky bashke me biznesmenet e vet ne belsh i kane prishur lokalin me vlere 300 mije euro. I kishte letrat e rregullta por Arif Tafani dhe financuesi i PS Sopot Ferhati ia prishen per te bere pallatin e tyre ne mes te Belshit.
Nuk di nese eshte kercenuar me verte apo jo sepse edhe mundet por ngjarja keshtu eshte. Keta kane shkaterru gjith Belshin per te ndertuar pallatet e tyre?, – thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha. /CityNews





Lajmet e fundit nga