web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina shkrumbohet nga zjarri/ Policia jep detaje

31 Tetor 2017, 07:58, Aktualitet CNA

Një makinë në pronësi të një 25-vjeçari në Vlorë, banor i lagjes Kushtrimi, është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës së mbrëmshme.

Policia bën të ditur se mjeti “Daimler Chrysler”, pronë e shtetasit me inicialet M.D. është djegur qëllimisht gjatë natës.

Policia njoftoi rreth orës 03:00, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ?Kushtrimi?, përballë shkollës ?Halim Xhelo?, është djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ?Daimler Chrysler?, në pronësi të shtetasit M. D., 25 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore së bashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi paraprak i këqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve./ CityNews





Lajmet e fundit nga