web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse thonjtë e krimit nuk po shkulen nga fyti i dobët i Shqipërisë

16 Tetor 2017, 20:51, Aktualitet CNA

Pandeli Majko aktualisht ministër shteti për punët jashtë, politikan i spikatur, ish kryeministër, në seancën e Kuvendit të Shqipërisë më 13/10/2017 brenda një debati të ashpër midis opozitës dhe shumicës socialiste lidhur me situatën e rëndë të krimit të organizuar dhe mafias që ka futur nën kontroll, jetën e vendit, u shpreh:

“…krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD.
Nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata. Kjo ndodh në zona të caktuara??
(Krimi, kriminelët na zgjedhin ne, socialistët, do të ishte komenti cinik, po nuk ka vend për cinizëm)

Deklarata e politikanit jo të çfardoshëm socialist evidenton disa të vërteta jo vetëm diakronike e historike, po dhe sinkronike se përse thonjtë e krimit s?po shkulen dot nga gryka e dobët e Shqipërisë.

1-Çdo shqiptar sadopak i lexuar e di se Partia socialiste e Shqipërisë është juridikisht PKSH e vitit 1941, pavarësisht nga evoluimet apo regreset e saj në jetën 76 vjeçare.
Kjo sepse nuk gjendet asnje date e shperndarjes së kësaj partie, për tu bërë PPSH, thjesht ndryshon emrin me propozim të Stalinit më 1948 kongresi I te partisë.
Ne kongresin e X te partisë, prap ndryshon emrin në PSSH, duke duartrokitur e thirrur “parti-Enver.?
Ne vendimin e kongr.X PPSH thuhet; “kongr miratoi vendimin per ndryshimin e emrit??
Deri me tani ne Ministrine e Drejtesise nuk ka nje kerkese per njohjen e PSSH, por nje nonsens juridik sipas dekretit te Dhjetorit 1990, sepse Ministri i Drejtësisë i asaj kohe komunist, ka firmosur nje urdher vetem per njohjen e ndryshimeve te statutit te PPSH dhe ndryshimin e emrit ne PS. Juridikisht ekziston betëm varjimi i cilësorit brenda akronimit nga komunist>punist>Socialist-e.
Një gjë e tillë nuk korrespondon me ligjëshmërinë kushtetuse në Republikën e Shqipërisë per krijimin, njohjen e funksionimin e partive politike, nese kjo nuk eshte PPSH. Keshtu që të gjitha dokrrat se është parti e re, duhet ti mbajnë për vete socialistët e Shqipërisë.

2 Përse krimi ??zgjedh ata?? dmth partinë e Socialistëve, ndërsa nuk zgjedh oponetët e tyre?

Vetëm tre ditë përpara deklaratës së Majkos, Kuvendi i Republikës, zhvilloi një sesion të veçantë për;
– nderimin e 16 deputetëve opozitarë të vrarë më 1947
– dënimin e krimit me pasoja të rënda për Shqipërinë politike të derisotme.
Mirëpo Edi Rama, shefi aktual i Partisë Socialiste në fjalimin e tij proliks deri në sëkëlldi, megjithëse e dënoi krimin si të tillë, pasojat dhe rrëzikshmërinë për vendin, nuk denjoi as ta përmendëte emrin e kriminelit ?de facto,? që njihet botërisht, Partia jugosllave-PKSH dhe kukulla në duart e tyre Enver Hoxha. Edi Rama për shkaqe politike të pastra, duke qënë pasardhësi i autorit të krimit në krye të asaj partie nuk mundi dot as ta nyjëtonte autorësinë krimit, po ua tranferoi atë në mënyrë djallëzore një majori, dy kapitenëve dhe një asistenti edhe këta pa emra, madje gati ia hodhi popullit ?denoncues?.(shih fjalimin Ertv)

Partia komuniste shqiptare e themeluar nga Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha, e ka fondamentin e saj mbi devizën e politikanit serb dhe antishqiptarit më efikas, Nikolla Pashiq, i cili mbasi vendimi Fuqive të Mëdha, mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, tha: ??ne do ta pranojmë një Shqipëri të mosvarme, por gjithmonë të dobët ekonomikisht dhe të ngatërrueme mes vedi??
Edi Ramës i mungoi kurajua, ndoshta vullneti, të nënvizonte minimalisht atë që kishte shkruar vetë në librin e tij me bashkëautor, ?REFLEKSIONE? se PKSH nën drejtimin e themeluesve dhe drejtuesve antishqiptarë, ishte parti terroriste kriminale e maskuar nën koperturën NCL gjatë luftës dhe për 50 vjet me radhë mbas lufte, kreu krime kundër njerëzimit nën komandën gjeneralit kriminel Hoxhës, major Kolekës e kapiten Kristaqit. Mbas viteve 90, u vazhdua nga ?asistent? Ruçi.
Mbase shkaku i mospërmendjes ishte çeshtja e ?Jugosllavisë së re? në agjendën gjysëm të deklaruar të partisë soc-komuniste.

3-Alarmi brenda vendit, në rajon, Europë e deri në Amerikë, se Shqipëria një vend anëtar i NATO, kontrollohet nga krimi i organizuar dhe familje mafioze, ka vënë në lëvizje institucionet europiane e amerikane për emergjencën e ndërhyrjes.
Vetë Edi Rama kryetar i një Qeverie prodhuar nga një palë zgjedhje nën kontrollin e krimit, (na kanë zgjedhur neve,-thotë ministri?) GJITHASHTU ME 80% të shqiptarve qe nuk e kanë votuar, i gjendur me shpatulla për muri nga tonet e ngritura të opozitës, ?kërcënon? se në nëntor do të mbërrijnë ekspertë nga SHBA.
Sigurisht ngjyra e krimit është e zezë dhe nuk duhet të përzihet me ?të bardhën? e politikës, dhe aty ku këto dy ngjyra përzihen (piktori është mjaft i zoti në përzierjen e ngjyrave) lind një zonë gri nga e cila,behet fort e vështirë veçimi të se të bardhës nga e zeza e krimit.
?Pika e fortë e mafias është pikërisht zona gri që krijon mafia në ekspansion,-nënvizon Gian Carlo Caselli, ish kryeprokuror i Republikes italiane në Torino, me një karrierë gati 50vjeçare në luften kundër mafias.-Mafia dhe krimi i organizuar duke e zgjeruar veprimtarinë tyre, kanë nevojë për operatorë financiarë, ekonomistë, imobiliaristë, bankierë, noterë, avokatë, politikanë dhe nepunës të institucioneve të shtetit, deri dhe magjistratë e punonjës të drejtësisë.?
Është kjo ?infrastrukturë gri? që e ka bërë dhe do ta bëjë të vështirë çdo inkursion drejtësie.

Deri në vitet 90? kjo infrastrukturë mafioze terroriste ishte vetë shteti i kuq i diktaturës. Mbas këtyre ?disgregimit? të diktaturës, shteti i së drejtës në Shqipëri, tentoi, por u pëmbys në vitetet 96-97. Mafia dhe terrori me mbeshtetje politike, futi popullin në zgjedhje duke u seleksionuar me kallashnikov votuesin. Katër vite më vonë, futi kallashnikovët në armaturë, nderkohë që nuk kishte nevojë për to, mbasi gri-ja kontrollonte krejt institucionet, përjashtuar opozitën.
Më 2005 lejon zgjedhjet e lira, me kushtin e minimumit, për vendime të rëndësishme.
Më 2009, këtë minimum e ngushton derisa e detyron detyron fitoren e Pirros të marre hua nga copat gri, duke e kompromentuar keqas.
Sidoqoftë me ato 8 vite ? të lejuara? politika mberriti disa fitore të rëndësishme. Pavarësisht se të përqeshura e kërcënuara nga gri-ja?
Ndertimi, modernizimi dhe venia në efiçencë të plotë e gjithë akseve rrugore dhe infrastrukturore të Shqipërisë.
Futja dhe venia në efiçncë e dixhitalizimit skaj më skaj të vendit
Futja e Shqiperisë në NATO
Liberalizimi i vizave për shqiptarët.
Pastaj më 2013, GRI-ja ngre dorën lart.
?Mjaf?!?
Dhe ja ku jemi, Shqipëria po aq e dobët sa ne fund të viteve 90? dhe me kthetrat e krimit në fyt.

Nga ZEF ZEFI





Lajmet e fundit nga