web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja nga e kaluara kriminale e 38 vjeçarit të arrestuar në Lezhë

15 Tetor 2017, 07:57, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me të kaluarën e 38 vjeçarit shqiptar i cili u kap një ditë më parë në Lezhë.

Ai është Nin Lalaj, i cili rezultonte i shpallur në kërkim që nga marsi i këtij viti nën akuzën ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?. Por Lalaj  ishte një emër i njohur në botën e krimit, pasi prej vitesh kishte ngritur një rrjet për shfrytëzimin e prostitutave në Italinë e Veriut. Fama e tij është e madhe edhe në Angli, aty ku është arrestuar rreth dy vite më parë për llogari të shtetit italian.

Nin Lalaj, 38- vjeç, u arrestua në kuadrin e operacionit ?Alba Nostra 2? në mars  të viti 2015 në Angli.

Në vitin 2013, Lalaj u identifikua si një nga ata që duhet ti merrej  leje për të lëshuar prostituta në provincën e Pavia. Në Itali, shqiptari njihej me nofkën ?sulltani? dhe konsiderohet si një nga bossët e shfrytëzimit të prostitutave në Italinë Veriore.

Disa muaj më parë ai u arrestua në Angli, me një identitet tjetër, duke marrë pjesë në një orgji. 38-vjeçari njihet si një person i ashpër dhe i pamëshirshëm dhe se i pëlqente festimet e shumta. Lalaj akuzohet gjithashtu për përfshirje në disa vrasje./CityNews





Lajmet e fundit nga