Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Nga Kristaq BALLI
Si sot një vit më parë u nda nga jeta Teodor Laço, një prej personaliteteve më të shquar të Shqipërisë në fushat e letërsisë, politikës, shtetarisë e aktivitetit të pashterur inteletual. Ne e kujtojmë atë me dhimbje, respekt e veneracion të veçantë për figurën e tij të madhe humane, si dhe për kontributin e paçmuar që ai i la shoqërisë shqiptare, komunitetit të fshatit Dardhë të Korçës, ku ai kishte lindur si dhe Shoqërisë Dardhare ?Shpresa? ku ai ishte kryetar nderi. 
Ai u lind në Dardhë të Korçës në një familje emigrantësh. Pasi kreu studimet universitare në Institutin e Lartë Bujqësor, Tiranë, gjatë viteve 1958-?70 punoi si specialist në disa institucione bujqësore të Korçës e Bilishtit. Më pas, me debutimin e denjë në fushën letrare ai u caktua të punojë në sektorin e letërsisë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në Tiranë. Gjatë viteve1975 ? ?82 qarkulloi në Teatrin ?Bylis? të Fierit. Si përgjegjës i redaksisë së filmit dhe drejtor i Kinostudios ?Shqipëria e Re? ai punoi gjatë periudhës1986-?92. Gjatë kësaj kohe është një nga kritikët konsekuentë e antikonformistë të politikave kulturore e artistike respektive.
Që në rininë e hershme është marrë me krijimtari letrare. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më prodhimtarë e më cilësorë shqiptarë, i cili ka shkruar në shumë gjini e zhanre letrare si tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash artistikë, si dhe publicistikë politike e social-kulturore, të cilat e kalojnë numërin 50.
Prodhimtaria e lartë, mjeshtëria dhe niveli vetiak origjinal artistik mbeten tiparet kryesore të krijimtarisë së tij artistike. Ai mbetet një talent autentik qysh me tregimet e tij të hershme të sprovës që do ta impenjonin më tej në një prej gjinive më ?konkuruese? të asaj periudhe, por edhe gjatë gjithë jetës së tij.
Tregimi e novela e shkurtër, kryesisht klasike, apo neorealiste shpërfaqin intuitën dhe finesën e rikrijimit të situatës apo ngjarjes spontane e të zakonshme në një zgjidhje letrare befasuse, të gdhendjes së personazheve e sidomos të momentit të tyre psikologjik, të lakonizmit, lirizmit e stilit të admirueshëm narrativ. Midis tyre vëllimet me prozë të shkurtër si ?Rruga e Bardhë?, ?Një natë shiu?, ?Ajri i Ftohtë i Mesnatës?, ?Portat e Dashurisë?, ?Pylli në Vjeshtë?, ?Vdekja e Nëpunësit X?, etj., mbeten modele krahasuese e referuse në prozën e shkurtër shqiptare.

Romanet, si një prej impenjimeve dhe prurjeve të shumta në krijimtarinë e tij letrare mbeten pjesa më përfaqësuese e prozatorit të kultivuar tashmë me kulturë e veti të thella artistike e estetike. Janë tablo të mëdha e të rëndësishme të jetës shqiptare në periudha e sfonde specifike historike, ekonomike e sociale me një konotacion të spikatur rikrijues të një mesazheri artistik me vetëdijë, qartësi, thellësi analize, fantazie e meditimi profesional, si dhe i stilit elokuent narrativ e gjuhës së bukur letrare. ?Tokë e Ashpër?(1971), ?Pëballimi?(1975), ?Lëndina e Lotëve?, ?Të gjithë lumenjtë rrjedhin? (1985), ?Pushimet e Kolonelit? (1990), ?Një vit i hidhur? (1995), ?Gropas 67?, ?Mjegull? (2009), etj. pasqyrojnë jo vetëm ?rendimentin? dhe rrëshqitjen e shfrenuar të penës së tij në prozë, por po ashtu edhe popullaritetin e tyre artistik tek audienca intelektuale dhe lexuesit.
Pjesë integrale e krijimtarisë letrare të tij janë dramat dhe komeditë e shumta dhe po aq të suksesshme. Krahas të tjerash, veçori e tyre mbetet krijimi artistik i intrigës dramatike jo horizontale, por progresive e kulmore, i situatës së zhdërvjellët të mizansenës, i zgidhjeve artistike jo artificiale dhe larmisë së pafundme të karaktereve e personazheve të këndshëm, disa prej të cilëve kanë ngelur emblematikë. Të tilla drama e komedi si ?Shtëpia në rrugicë?, ?Një nuse për Stasin?, ?Gjëmimi i atij dimri?, ?Qyteti i akuzuar?, ?Shi në plazh?, ?etj. kanë lënë gjurmët e tyre në repertorin klasik të spektakleve dramaturgjke shqiptare.
Në lëmin e kinematografisë, Teodor Laço cilësohet si një prurës autoritar i disa prej skenarëve artistikë, mbi të cilët u realizuan një sërë filma me prirje të reja regjisoriale e artistike. Ato i dallon imagjinata, aksioni i rrjedhshëm dhe intensiteti dramaturgjik, aftësia e përzgjedhjes dhe origjinalitetit e shumëllojshmërisë së personazheve, psikoanaliza e tyre, gjuha e shkathët dhe e larme e, si rrjedhim, uniteti i tyre artistik me preferencat e suksesshme regjisoriale. Duke veçuar filmat ?Përballimi?, ?Dhe vjen një ditë?, ?Flutura në kabinën time?, ?Vitet e pritjes? mund të konstatosh se suksesi i tyre në publik u garantua së pari nga skenarët e tyre me vlera potenciale.
Gjithashtu, ai ka shkruar edhe poezi, por deri sot ato mbeten diskrete dhe enigmatike.
Nuk mund ta konsiderosh të ezauruar veprimtarinë krijuese të T.Laços pa përmendur edhe publicistikën e tij kulturore, politike e sociale. Përveç dhjetra e dhjetra artikujve të këtyre gjinive, disa libra voluminozë me publicistikë reflektive social-politike e diplomatike e cilësojnë atë si një vëzhgues, përjetues dhe analizues të mprehtë të realiteteve historike kombëtare e ndërkombëtare. Mids tyre libriat voluminozë ?Një dritare në Kremlin? dhe ?Bashkëjetesë me Kohën? janë pa dyshim pasqyrë e angazhimit të tij serioz në realitete të reja të zhvillimeve politike të Shqipërisë postkomuniste.
Shumë prej veprave të tij kanë fituar çmime e vlerësime të rëndësishme kombëtare letrare, ndërkohë që një pjesë e tyre janë përkthyer e botuar në antologji në Francë, Britani, Itali, Rusi, SHBA, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani, Kosovë, etj
jë kapitull të rëndësishëm të veprimtarisë intelektuale të T.Laços përbën angazhimimi i tij në politikë e shtetari në kuadrin e shpërbërjes të sistemit politik të Shqipërisë gjatë dhe pas viteve ?90 të shekullit të kaluar. Si një prej intelektualëve antikonformistë, që paraprinë me krijimtarinë e tyre vizionin për nevojën e ndryshimeve politike e shoqërore kah demokratizimit të vendit, ai u përfshi në proceset e krijimit të pluripartitizmit në krahun liberal demokrat, fillimisht si një prej themeluesve e drejtuesve të partisë Social-Demokrate dhe më pas si krijues e drejtues për 10 vjet i partisë Bashkimi Liberal Demokrat. Gjatë kësaj kohe (1997-2005) ai zgjidhet deputet i parlamentit shqiptar. Midis viteve 1994-1997 emërohet minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas, 2006-2008 e gjejmë si ambasador të Shqipërisë në FederatënRuse. Si politikan, ministër dhe diplomat T.Laço dallohet për pjekurinë, kapacitetin, përvojën e pasur jetësore, përkushtimin, konsekuencën, përfaqësimin, largpamësinë pasionin dhe punën e përpjekjet e palodhura për kontribut ndaj shoqërisë shqiptare, urtësinë dhe përqasjen progresive ndaj fenomeve shqiptare. Ai u largua nga politika me vullnet dhe i sukseshëm, kontribues dhe sidomos i vetëdijshëm se qarkullimi i brezave dhe elitave intelektuale e politike është e vetmja mendësi e mundësi për të shpejtuar ritmin e zhvillimit dhe progresit të vendit drejt integrimit evropian.
Ai vijoi të shkruajë me intensitet dhe të marrë pjesë aktivisht në jetën shoqërore e artistike shqiptare deri në fund të jetës së tij. 
Në rafshin human natyra dhe jeta është treguar tepër bujare ndaj tij. Ai mbetet njeriu me veti të rralla shpirtërore; mençuria, dashuria, zemërmirësia, thjeshtësia, humori, dëlirësia, çiltërsia, mbështetja, solidariteti, toleranca, bujaria e mbi të gjitha fisnikëria e tij ishin atribute të një vetëdijeje e kapaciteti të rrallë njerëzor e intelektual të rrahur me përvojat më ekstreme të jetës së gjatë personale, familjare e shoqërore.
Për kontributin e tij intelektual, krijues e veprimtar Teodor Laço mban ?Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të Parë?, ?Çmimin e Republikës? si dhe emblemën ?Qytetar Nderi? i Qarkut të Korçës.
Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kryetari i PD, Lulz...
Në një bashkëbisedim me gazetarët paraditen e sotme, kryetar...
Titulli i shkrimit nuk është një vendim i gjygjeve të sotme ...
Çifti zvicerian, i cili ishte deklaruar i humbur, është gjet...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Durrës ka dhënë masën e siguri...
Dy ditë më parë, mediat raportuan se në mënyrë të njëanëshme...
Nga ROBERT RRASAE ndërsa mediat, politikanët, deputetët, dh...
Nga Gjergj THANASIJo pak diplomatë-ambasadorë të Rilindjes j...
Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACT...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë në Vlorë, minist...
Kryeministri Rama u shpreh sot se progresi në arsim është i ...
Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Tropoj...
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së ndodhur në...
Mes të tjerash, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryemi...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka mbledhur sërish kabi...
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ...
Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për “Tr...
Ndërkohë që tri vite kanë kaluar nga vrasja e një 45-vjeçari...
Në muajin janar Bullgaria merr për herë të parë presidencën...
Vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe mediat ra...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...