Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Në muajin janar Bullgaria merr për herë të parë presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Aktualisht, përfaqësues të lartë të KE po vizitojnë Sofien. Ata do të ngulin këmbë për ritëm më të shpejtë dhe për objektivitet në interes evropian.
Nga Dewtche Welle
Bullgaria e merr presidencën e BE në një moment të vështirë për unionin: negociata të Brexitit, debate për një politikë të përbashkët të refugjatëve dhe të migracionit, përgatitje e kuadrit financiar që prej vitit 2020 – këto janë vetëm tre prej shumë kantiereve. Kjo në një kohë kur Sofia është prapa me përgatitjet: për shkak të Brexitit, presidencën bullgare të radhës të BE e afruan me gjashtë muaj, dhe zgjedhjet e reja në vend e ngadalësuan punën edhe gjashtë muaj të tjerë.
Në këtë sfond, mund të kuptohet që Komisioni i BE është i shqetësuar. Pritet që përfaqësues të Komisionit, që po vizitojnë tani në tetor Sofien, të ngulin këmbë për ritme më të shpejta dhe për objektivitet. I përfytyrueshëm edhe një qortim jo i drejtpërdrejtë ndaj Boyko Borissovit dhe qeverisë së tij. Sepse në Bullgari, diskutimi për presidencën e radhës të BE është përqendruar në tema të dorës së dytë, si në përgatitjen logjistike, gjë që i bën vëzhguesit perëndimorë të lëshojnë alarmin.
Kështu, Daniel Kaddik, drejtues projekti i Fondacionit-Fridrih-Nauman për drejtësinë në Evropën Juglindore, thotë:”Korrupsioni, keqmenaxhimi, largimi i trurit (brain drain), vendi më i varfër i Evropës. Këto janë koncepte të cilat shumicën e herëve shqiptohen në lidhje me Bullgarinë. Një shans i madh për ta ndryshuar këtë mënyrë të vështruari jepet me presidencën bullgare të radhës të BE. Një shans që duket se po kalon pa u shfrytëzuar.”
Konsens, konkurencë dhe kohezion
Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së, është e natyrshme që e sheh këtë ndryshe. “Përgatitjet po vazhdojnë si në nivelin më të lartë politik të qeverisë, ashtu edhe në nivelin e 1500 punonjësve dhe ekspertëve. Të gjithë janë trajnuar, edhe vetë ministrat,” thotë ajo në një intervistë me DW.
Pavlova përmend edhe tri pikërëndesat e presidencës bullgare të BE: konsens, konkurencë dhe kohezion. Konsensi do të kërkohet në radhë të parë në fushën e migrimit dhe të sigurisë. Konkurenca në tregun digjital të unifikuar do të nxitet dhe njëkohësisht kohezioni brenda BE në kuptimin e kapërcimit të dallimeve të mëdha ekonomike brenda BE.
Ballkani Perëndimor si pikërëndesë
Veç kësaj, Bullgaria do të bëjë një temë tjetër pikërëndesë të presidencës: të ardhmen e Ballkanit Perëndimor: “Ne duam të zhvillojmë një vizion të qartë dhe konkret dhe një plan të qartë veprimi, pa premtime false, pa shpresa të gënjeshtërta, por me një perspektivë të mirë”, thotë Pavlova.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qartësisht në interesin e Bullgarisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen midis Bullgarisë dhe Evropës Perëndimore dhe janë të rëndësishme për tregtinë, qarkullimin dhe për sigurinë e Bullgarisë.
Nëse një presidencë e BE duhet të koncentrohet në interesa nacionale apo gjithëevropiane, kësaj pyetjeje ministrja i përgjigjet në mënyrë shumë të turbullt. Një problem tjetër paraqet pjesëmarrja e ultranacionalistëve në qeveri, thotë Daniel Kaddik. “Ksenofobë të njohjur, nacionalistë dhe proteksionistë do të bëhen kryetarë të këshillave të ndryshme. Zëvendëskryeministri Valerii Simeonov për shembull nuk e fsheh urrejtjen e tij për minoritetet, kur i quan romët “majmunë të egër””.
Vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe mediat ra...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar, ...
DASHI21. mars – 20. prill Falë mbështetjes që do iu japë Ur...
Përgjigjia e shkurtër është, “Më shumë se sa mendoni.” Përgj...
Gjuha është një krijim i mrekullueshëm, vazhdimisht në ndrys...
Ka raste nga e gjithë bota që lojtarët që luajnë shumë lojër...
Ne, si njerëz, jemi me fat. Kemi një planet të mrekullueshëm...
Në filmin ‘Lost in Translation’, Bill Murray luan një yll fi...
Është e lehtë të supozohet se të gjitha banesat janë të njëj...
Një prezantuese në Egjipt doli në emision me fytyrë të nxirë...
Ideja që qentë mund ta shohin botën vetëm në të zezë, të bar...
“Ne po ecim si reforma kroate, madje këtu është edhe më e as...
Çdo vit që shpenzohet në edukim i shton mesatarisht 11 muaj ...
Përveçse na detyron të bëjmë aktivitet fizik, të luftojmë pa...
Ndërkohë që për masakrën e Lushnjës janë shpallur në kërkim ...
Pra fëmijët, çdo ditë ëndërrojnë diçka të re për t’u bërë. M...
Ju shkoni të flini çdo natë pa pasur idenë se çfarë do përje...
I ftuar ne studion e lajmeve te RTSH, Ilir Rusmali analizoi ...
Nuk është lajm i ri se njerëzit e tradhtojnë njëri-tjetrin, ...
Debati në seancën e së enjtes, mes Flamur Nokës, kreut të Ku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...