"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
?Fiks Fare? denoncoi mbrëmjen e së premtes ndotjen e lumit Osum, në lagjet historike ?Goricë? dhe ?Mangalem?.
Banorët thonë njëzëri se ndotja ka ardhur nga fabrika që përpunon lëkurë kafshësh, që derdh ujin e kontaminuar në lumë. Sipas tyre, ?lumi është i ndotur, vjen erë e qelbur dhe është infektuar?.
Më tej, ata shtojnë se era e keqe ndihet gjatë të gjithë ditës, në mëngjes, drekë dhe darkë.
?Më ka marrë malli të lahem në lumë, unë jam rritur këtu?, thotë një mesoburrë. Banorët kërkojnë që shteti të vërë dorë, pasi Berati është qytet turistik.
?Turistët ankohen për erën e keqe. Unë banoj në Torino të Italisë dhe një turist më tha ?qytet i bukur, por vjen erë e keqe??, thotë një tjetër banor.
Ndërkohë, një person peshkonte në breg të lumit. Edhe ai thotë se gjatë verës vjen erë e keqe, ndërsa shton se peshkun e madh e mban për vete, të tjerët i hedh.
Pas këtyre pretendimeve, gazetarët e ?Fiks Fare? shkuan te firma ?VIGA?, e cila ka një fabrikë në lagjen ?Uznovë? dhe përpunon lëkurë kafshësh. Punonjësit nuk dëshironin që të intervistoheshin, ndërsa në bisedë thonë se firma do të marrë një debrator (impiant për pastrimin e ujërave).
Edhe një prej punonjësve e pranon se era e keqe është pikërisht e lëkurave. Më pas tregon edhe lejen mjedisore të vitit 2005. Në leje thuhet:
?Të bëhet rrjeti inxhinierik. Të gjelbërohet dhe sistemohet territori i jashtëm. Të vendoset impianti i pastrimit dhe trajtimit të ujërave, që cilësia e ujërave të shkarkuara të jetë konform normave në fuqi. Të bëhet trajtimi fizik dhe kimik i ujërave teknologjikë dhe të gjithë proceseve, neutralizimin, dekantimin, koagulimin dhe në fund klorifikimin, përpara derdhjes përfundimtare. Të bëhet monitorimi çdo 3 muaj?.
Punonjësi thotë se bëhet monitorim, por nga vet firma. Ai shton se kompania ?VIGA? i ka bërë kërkesë Ministrisë së Mjedisit për impiantin e trajtimit të ujërave. Pyetjes se, përse nuk e kanë vënë deri tani, ai i përgjigjet: pse çfarë është ai, lek xhepi është ai?.
Gazetarët e ?Fiksit? ndoqën edhe kanalin e shkarkimit të ujërave nga kompania drejt lumit Osum, ku u shoqëruan nga një tjetër punonjës. Ai thotë se firma po bën fabrikë të re, e cila është ngjitur me lumin Osum. I pyetur nëse era që vjen në këto kanale është e ngjashme me atë që ndiejnë banorët e lagjeve ?Goricë? dhe ?Mangalem?, ai thotë se ?edhe një sallatë domate do të vij erë, jo kjo?.
Në fund të rrugëtimit, gazetarët gjejnë edhe vendin ku kompania derdh ujërat e zeza në lumë, ku sërish mban një erë e keqe. Punonjësi thotë se ka bërë analiza dhe se ato dalin mirë, nuk ka ndonjë ndotje të madhe. Megjithatë, në grykëderdhjen e kolektorit në lumë vjen sërish erë shumë e keqe.
?Fiks Fare? siguroi disa dokumente, ku rezulton se Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në lejen e parë mjedisore në vitin 2005 i kishte lënë disa detyra firmës ?VIGA?: ndër to të vendoste një impiant të trajtimit të ujërave. Kjo detyrë nuk u zbatua nga kjo kompani, pasi edhe në ditët e sotme, kur kanë kaluar 12 vite nga leja e parë, ujërat derdhen në lumin Osum të patrajtuara.
Ndërkohë, një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ia rinovoi lejen mjedisore kësaj kompanie, megjithëse nuk ishte vendosur impianti i trajtimit të ujërave të zeza.
?Fiks Fare? iu drejtua me një shkresë zyrtare Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për ndotjen e lumit Osum nga kompania ?VIGA?, duke i kërkuar nëse u janë bërë kontrolle periodike ujërave që derdh kjo shoqëri në lumin Osum, e nëse po, cili ishte rezultati i tyre.
?Fiks Fare? informoi AKM-në se firma kishte investuar vetën në një gropë septike për trajtimin e këtyre ujërave, ndërsa i kërkoi nëse ka marrë ndonjë masë për mospërmbushjen e detyrave të lëna ndër vite.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ktheu si përgjigje faktin se ?operatori ka bashkëngjitur raportin e vetëmonitorimit për zbatimin e kushteve të lejes mjedisore ekzistuese, ku rezultatet e analizave të ujërave të shkarkimeve rezultojnë të jenë brenda normave të lejuara?.
Sipas shkresës së AKM-së, firma ?VIGA? ka dërguar raporte vetëmonitorimi në disa periudha. Pra, vet Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka bërë analiza, por është mjaftuar me raportet e vetëmonitorimit të kompanisë, të cilat normalisht e kanë nxjerrë cilësinë e ujit…të pastër!
Në fillim të vitit emisioni “Stop” udhëtoi drejt Burrelit, p...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet,...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani, ishte i ftu...
Avokati Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta në lidhje me ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë i ftuar në...
Policia e Tropojës ka arritur të vërë në pranga një shtetas,...
Ndërkohë që qeveria “Rama 2” ndodhej në Vlorë në një bashkëb...
Një 67-vjeçare me inicialet R.D., është plagosur ditën e sot...
Nga Stewart M. PatrickKontributet e Nikolo Makiavelit në tra...
Ish-ministri i Drejtësisë, ka sulmuar ashpër qeverinë Rama 2...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e së...
Shkrirja e disa ministrive, ka bërë që drejtori dhe agjenci ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës...
Ministri i Financës, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në s...
Demokristianet jane rryme politike, filozofi e vertete polit...
Qeveria kërkoi nga Ministria e Brendshme të hetojë disa ras...
Policia e Durrësit raporton se ka arritur të ndalojë dy gra ...
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetTabakut ndaj fjalës...
Për ndjekjen zgjedhjeve lokale në Maqedoni, në Komisionin S...
Sot në orët e pasdites ka folur dhe ka shkëlqyer si gjithmon...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...