Kaubojsi akuza Nard Ndokës/ Parazit i shoqërisë
Ish-deputeti socialist, tashmë kryetar i Partisë Bashkimi De...
Pas mbylljes së seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikatë për mediat ka komentuar veprimin e Ruçit. Ai ka deklaruar se Ruçi e ka kthyer në normë tashmë mbylljen e seancës dhe për këtë merr urdhër nga Rama.
Ja deklarata e plotë e tij:
?Shkelja e Rregullores është kthyer në normë nga Gramoz Ruçi me urdhër të Edi Ramës. Motivi për të shkelur rregulloren është për të mos lejuar debatin mbi çështjet më të rënda të qytetarëve shqiptarë që kanë të bëjnë jo vetëm me zgjedhjet dhe dhunimin e tyre, që është themeli i së keqes, por edhe me ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë dhe personale të Edi Ramës me bandat që sot sundojnë qytetet, që janë jashtë kontrollit të Policisë?.
Edi Rama i trembet këtij debati dhe do bëjë gjithçka për ta shtyrë. Ne do bëjmë gjithçka që ky debat të zhvillohet në atë sallë, që shqiptarët të dëgjojnë të vërtetën tronditëse. Shumë prej tyre e dinë. Vendi është në këtë pikë ku shumica e shqiptarëve duan të largohen, sepse ne nuk qeverisemi nga një qeveri e dalë nga vota por qeverisemi nga bandat që e sollën Edi Ramën dhe kabinetin e tij në ato karrige ilegjitime ku ulen, dhe që i shfrytëzojnë për një qëllim; për të shkelur ligjin me të dyja këmbët, për të goditur të pafajshmit, për të mbrojtur dhe për t?ju bërë mburojë krimit dhe oligarkëve që po vrasin dhe vjedhin Shqipërinë çdo ditë.
Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo. Nuk ka asnjë arsye Gramoz Ruçi të shkelë Rregulloren, përveç ankthit të Edi Ramës për tu përballur me këto të vërteta.
Pyetje: Nëse z.Noka përjashtohet nga Byroja, çfarë do të bëni nesër?
Basha: Nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë një përsëritje të një Parlamenti kukull në duart e krimit dhe mafias e kukullave të tij që kanë zaptuar ato karrige. Ne do të luftojmë dhe do ti rikthejmë Parlamentin shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat që opozita ka në dispozicion dhe për këtë, kërkojmë ndihmën dhe aleancën e çdo shqiptari të ndershëm, së medias së pakapur, të qytetarëve, shoqërisë civile e natyrisht të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Ky është fundi i Parlamentit, ti mbyllësh gojën opozitës. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debati. Ju jeni dëshmitarë. Çdo shqiptar e ka parë. Dy javë që nuk lejohet debati. Tepsinë e ka për vete. Timonin e ka për vete. Tani kërkon ti mbyllë gojën Parlamentit dhe ta zëvendësojë debatin politik me shfaqje të shëmtuara të Frontit Demokratik apo të Frontit Popullor, sido që e quanin dikur. Kjo nuk mund të ndodhë dhe asgjesimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në 27 vite. Ne duam me çdo kusht që ta evitojmë këtë krizë. Ne duam me çdo kusht ti evitojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë koston e një përplasje, por ajo është e pashmangshme në qoftëse Edi Rama dhe masha e tij Gramoz Ruçi e kanë vendosur qeverinë e dalë me votat e krimit në një kurs përplasje me aspiratat e shqiptarëve, për një vend të lirë nga krimi, për një vend me taksa të ulëta, ku mund të jetohet e punohet normalisht?. /CityNews
Ish-deputeti socialist, tashmë kryetar i Partisë Bashkimi De...
Presidenti i Turqisë, Recep Taiyyip Erdoğan, në një fjalim t...
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikë...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari i Lëvizjes So...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Organizatë...
Kryeministri Edi Rama, në daljen e parë për gazetarët pas sh...
Përplasjet në Kuvend mes opozitës, kreut të Kuvendit dhe kry...
ZGJIDHJA u shpreh sot se mafia e kanabisit kontrollon gjithë...
Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin në flagranc...
Fshati Kalei në zonat e thella të Mallakastrës është tashmë ...
Pas shtyrjes së seancës parlamentare, nga kryetari i Kuvendi...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas mbylljes së s...
Gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë, krahas të tjerave pr...
Ndërsa zhvillimet në seancën e sotme parlamentare shkuan në ...
Në foto është burri që u mbijetoi bresherive të kallashnikov...
Efektet e para të vettingut priten në fund të nëntorit. Edhe...
Dy qytetet më të preferuara të shqiptarëve për të lëvizur br...
Një makinë që po udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës, është...
Më 15 tetor nën kujdesin e lartë të Lali Erit do të mbahet ...
Ashtu siç ndodhi me drejtorët e hipotekave edhe drejtorët e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...