Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në një vendim të dhënë pak ditë më parë Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka dalë në mbrojtje të gazetarëve, duke theksuar se të urdhërosh një gazetar për të dhënë dëshmi mbi një burim nuk është e justifikuar.
Gjykata u shpreh për ngjarjen që nisi në 2012 nga gazetarja norvegjieze Cecilie Langum Becker, e cila ishte e urdhëruar të jepte dëshmi për kontaktet e saj me burimin në lidhje me një artikull që flet për kompaninë Norvegjeze të naftës.
Gjykata Europiane ka konfirmuar që e drejta e Zonjës Becker si gazetare është të mbajë burimet e saj konfidenciale, dhe kjo e drejtë nuk mund t’i hiqet. Në aktgjykimin e dhomës për çështjen , Gjykata Europiane vendosi në mënyrë unanime që ka pasur shkelje nga Norvegjia në nenin 10 në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, që është liria e të shprehurit.
Ky vendim është një shpullë e fortë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtuesin e saj Besim Hajdarmataj, dhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilët prej më shumë se një viti kanë sekuestruar celularët e gazetarit Artan Hoxha, pasi e shoqëruan për më shumë se 4 orë në ambientet e Prokurorisë.
Në atë kohë në studion e emisionit “Opinion” gazetari Hoxha theksoi, se piloti Guido Guidi, i rrëzuar me një avion sportiv në Ishëm të Durrësit kishte arritur një marrëveshje me prokurorët dhe ishte lënë i lirë.
Pas kësaj deklarate pa dalë nga studioe e “Opinion”, Artan Hoxha shoqërohet në Prokurori për tu marrë në pyetje, dhe nga prokurorët i është kërkuar pikërisht: të tregojë burimet e tij. Ai ka refuzuar, dhe për këtë arsye prokuroria i ka sekuestrauar telefonat që ia mban prej më shumë se një viti, duke shkelur vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Adriatik Llalla dhe Besim Hajdarmataj, duke shkelur kompetencat e tyre ligjore, i kanë kërkuar gazetarit të tregojë burimet dhe pasi ky ka refuzuar i kanë sekuetruar telefonat, për t’i zbuluar më tej se kush ishin informatorët e gazetarit Hoxha.
Sot pas më shumë se një viti, piloti italian Duido Guidi është i lirë, Artan Hoxha pa telefonat e tij, ndërkohë që personat që duhet të vendosen në bankën e të akuzuarve janë Besim Hajdarmataj dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilët kanë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, duke detyruar gazetarin që të tregojë burimet e tij të informacionit. /CityNews
Qindra automjete kanë krijuar radhë të gjata në autostradën ...
Autoritetet italiane kanë arritur të shkatërrojnë bandën shq...
Të urdhërohet një gazetar për të dhënë dëshmi mbi një burim ...
———————————————— Nga cikli : Universiteti i Tiranës në Litar...
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka qenë pjesë e ...
Kryetari i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka v...
Dy shtetash shqiptarë janë arrestuar sot në Malajzi si të dy...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet konsultative në t...
Një 48-vjeçare nga Berati është vënë nën hetim nga policia p...
Pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Malajzi, Klodian Zai...
Shkodra, njeri nga qytetet me te vjetra te Shqiperise dhe nj...
Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme ...
Edicioni i dytë i konferencës unike të marketingut dixhital ...
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të KiE ka dalë në përfu...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publiki...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, kry...
Në një postim në rrjetin social kryebashkiaku Erion Veliaj k...
Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar...
Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste po heshtin për skand...
Komisioni i mediave ka thirrur në seancë dëgjimore ministren...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...