web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshja Shqipëri-Itali/ Ja rrugët ku ndalohet qarkullimi

9 Tetor 2017, 06:38, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka marrë një sërë masash në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Itali e vlefshme për Kampionatin Botëror 2018, që do të luhet në stadiumin ?Loro Boriçi?.

Masat e marra nga policia janë ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.

Ja si do bëhet qarkullimi i makinave

Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimorë, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.
Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
Sheshi ?Mehmet Shpendi? tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale ?Arben Broci?.
Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
Sheshi dhe rruga tek ?Fusha e Druve? në unazën lindore.

Nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

Në rrugën ?Bujar Bishanaku?, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. ?Bajram Curri?deri te Rr. ?Ibrahim Rugova?.
Rruga ?Muhamet Dibra? deri tek parkimi i stadiumit.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga ?Bujar Bishanaku?, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

Në aksin bulevardi ?Zogu i Parë? (sheshi Parrucë deri tek ?Ish 5-Heronjtë?), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën ?Bujar Bishanaku? dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën ?Zyhdi Repishti? (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
?Xhabije ? Parrucë?
?Sheshi 2 Prilli ? Parrucë?
?Kryqëzimi i ish degës ? Ish 5-Heronjtë?
?Kryqëzimi i Rusit ? Ish 5-Heronjtë?

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit ?Loro Boriçi? tëtregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre në orën 14:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv dukepërdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin./ CityNews





Lajmet e fundit nga