web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama 'kritikon' financuesit e projektit për rikonstruksionin e Qendrës Historike të Vlorës (video)

8 Tetor 2017, 10:21, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhej mëngjesin e sotëm në qytetin e flamurit, nga ku lajmëroi nisjen e punimeve nga sot, për rikonstrukionin e Qendrës Historike të Vlorës.

Gjatë fjalës së tij në çeljen e këtij kantieri të ri ndërtimi, Rama dha disa detaje në lidhje me projektin dhe restaurimet që ai do të përfshijë, por u tregua njëherësh edhe ‘kritik’ ndaj financuesve të projektit, teksa u tha se mund ta lëshonin xhepin pak më shumë.

?Përfshin restaurimin e thellë të shtëpisë së Marigosë, xhamisë së tabakëve, sheshit të sahatit, përpara bashkisë do jetë një shesh që do i japë edhe rëndësinë e duhur godinës por edhe një frymëmarrje të re kësaj pjese të kësaj zone që është bashkia, shtëpia e qeverisë e cila ka mbetur vetëm skelet muresh të jashtme do ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese, të gjitha do preken, klubi Labëria se pa të s?kemi ku shkojmë, që në fund të jemi të gatshëm të themi se ia rikthyem Vlorës atë që është zemra e këtij qytetit të transformuar ndër vite pa kriter e pa karar.

Pa shkaktuar më shumë xhelozi se nga sa janë munduar të shkaktojnë, ky projekt do të jetë më i bukuri për shkak të kompleksitetit të vet, se ka shumëdetaje historike brenda vbetes por edhe se ndërhyrjet e reja që do bëhen janë të një cilësie shumë të lartë dhe do jenë godina pioniere të një zhvillimi ndryshe për Vlorën që duam.

(…) Pavarësisht se janë shumë të matur në xhep, them se do vazhdojnë të rrisin financimet se fondacioni në tërësi është një histori suksesi?, – tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Fjala e plotë e Ramës:





Lajmet e fundit nga