web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndanin kokainë/ Arrestohet çifti shqiptar në Itali

8 Tetor 2017, 09:24, Aktualitet CNA

Policia e Italisë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë nën akuzën e shpërndarjes së drogës.

Pas hetimit, shtetasit Jurgen S., 41 vjeç dhe partneres së tij E.M., 21 vjeçe, u është gjetur një banesë në qendër të Ravennas, e përshtatur për aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Policia gjatë konrollit  që ka ushtruar në banesë, ka gjetur brenda një vazoje, dy bustina që kishin rreth 140 gram kokainë.

Po kështu u gjetën tre telefona celularë, një portofol dhe një arkë kursimesh që përmbante më shumë se dy mijë euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Sipas hetuesëve që kryen hetime për shtetasin Jurgen.S ,  zbuluan se ka qenë i kërkuar në vitet 2000 dhe  më pas ai është zhdukur për rreth dhjetë vjet për t?u rishfaqur me një dokument të ri./CityNews





Lajmet e fundit nga