web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunojnë të burgosurin/ Arrestohen katër policë

8 Tetor 2017, 08:37, Aktualitet CNA

Katër policë të burgut të Peqinit janë arrestuar nga Shërbimi  i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Sipas denoncimit që ka bërë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, katër efektivët e policisë janë arrestuar nën akuzën se kanë masakruar një të dënuar.

Mësohet se ata kanë qënë në detyrë mbrëmjen e 30 shtatorit, kur në qeli është dhunuar i burgosuri me inicialet V.G.

Ekzaminimi fizik i të dënuarit nga ekspertët mjeko-ligjorë , ka konstatuar katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit, si dhe një hematomë në bark./CityNews





Lajmet e fundit nga