web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komunikimi javor/ Ja objektivat e Ramës në 100 ditët e para

8 Tetor 2017, 16:32, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ?Komunikimin Javor? në Facebook, ku shfaqet në takim me kabinetin qeveritar.

Më tej Rama tregoi objektivat dhe detyrat për të gjitha dikasteret e ministrive.

Rama tha se ka krijuar një skuadër përtej kufijve partiakë si edhe ndarja e detyrave ka shumë rëndësi, sepse kjo ndarje në themel është fryma e suksesit.

Sipas tij administrata ka probleme dhe ka nevojë për njerëz të zotë. Ai u bëri apel zv/ministrave që të punojnë për një vizion të ri.

?Administrata jonë ka probleme, por ka nevojë dhe për njerëz të zot, por dhe  do të punojmë për të çelur negociatat, që të jemi gati se këto negociata janë një proces tejet i ndërlikuar.

Pas rilindjes së policisë së shtetit, në 100 ditë do punohet për zhdukjen e kanabisit dhe pastrimin e plotë të të inkriminuarëve përmes Vettingut.Duhet të fitojmë betejën kundër informalitetit , të rrisim punësimin si dhe të forcojmë kapacitetin e pushtetit ekzekutiv.Duhet të hapet një faqe tjetër progresi në shëndetësi, transparencë në ndihmën ekonomike, duke filluar nga ajo e personave me aftësi të kufizuar. Arsimi është një kantier i hapur.Duhet progres i domozdoshëm në fushën e peshkimit.  Drejtësia e re kërkon një vizion të ri. Ministria e Mbrojtes do të rrisë më tepër cilësinë.Turizmi dhe mjedisi do të krijonë një formë të re, po ashtu dhe kultura. Kjo skuadër e re është vetëm në letër dhe nuk mjafton vetëm një grup individësh të zotë tia dalin. Duhet një punë në skuadër, frymë në skuadër. ?, tha Rama në komunikimin javor/CityNews





Lajmet e fundit nga