web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni kundër informalitetit/ Mbyllen 100 biznese

8 Tetor 2017, 14:23, Aktualitet CNA

Vetëm disa ditë nga fillimi i aksionit kundër informalitetit, Shërbimi i Tatimpaguesit ka kontaktuar më shumë se 13 700 subjekte, ka organizuar më shumë se 1500 vizita këshilluese dhe 7700 takime ballë për ballë.

Administrata Tatimore ka mundësuar 2280 kontrolle nga zyra nga të cilat 600 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore gjithashtu 3023 subjekte janë kontrolluar në territor nga të cilat 650 subjekte janë konstatuar me shkelje. Rreth 100 biznese  janë penalizuar me mbyllje të aktivitetit të cilët kanë rezultuar të  paregjistruar ose nuk lëshonin kuptonin tatimor.

Administrata Tatimore i fton subjektet e paregjistruara që të mos ushtrojnë aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe thekson se është e vendosur të zbatojë ligjin, me tolerancë zero për të gjithë ata tatimpagues të cilët rezultojnë jo formalë.

E njëjta gjë vlen edhe për çdo subjekt tregtar që kryen evazion fiskal. Sipas njoftimit të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve çdo qytetar duhet të denoncojë  rastet e paligjshmërisë kudo ku i ndeshin ato./CityNews





Lajmet e fundit nga