web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konfindustria kërkon në menyrë të vazhdueshme shtrirjen e TVSH

8 Tetor 2017, 16:19, Aktualitet CNA

Konfindustria mbështet nismën e ekzekutivit për shtrirjen e TVSH/tatimit të vlerës së shtuar në biznesin e vogël. Shtrirja e TVSH në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë sidomos në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuaj 50% të PPB.

Konfindustria ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme shtrirjen e TVSH në të gjitha hallkat e trasaksioneve të biznesit, përfshi edhe Paketën Fiskale 2017, duke e vlerësuar si një hap i duhur, që në qoftë se do të zbatohet me sukses do të ketë vlera afatgjata për ekonominë kombetare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptare.

Gjithashtu konfindustria kërkon që  shtrirja e TVSH në gjithë kategorite e biznesit të jetë pjesë e një pakete të plotë masash shoqëruese dhe jo thjesht një akt i veçuar.

Po ashtu duhet të parashikohen masa për lehtësimin e ripërshtatjes në kushtet e reja të një mase të madhe prej mbi 70 mijë biznesesh ?te vogla?, që në mënyrë të tërthortë mbështeten nga informaliteti i sotëm masiv. Në të kundert pasojat e pashmangshme janë mbyllje masive biznesi, papunesi, probleme sociale, etj.





Lajmet e fundit nga