web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE strategji kundër militantëve në administratë/Njihuni me 8 fushat e asistencës

1 Tetor 2017, 12:12, Aktualitet CNA

Bashkimi Europian i ka sugjeruar qeverisë Rama 2 një strategji lidhur me reformën në administratën publike, me qëllim dhënien e ndihmës për ta përafruar atë me standartet e vëndeve anëtare të saj.

Krahas kushteve që i ka vendosur qeverisë, lidhur me domosdoshmërinë e ndërmarrjes së një reforme të tillë, si kusht për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë, BE po jep edhe ndihmë konkrete për realizimin e saj.

Referuar burimeve zyrtare konfidenciale të grupit që ka punuar për reformën mësohet se çmontimi i militantëve partiak e të paaftë është një nga prioritetet e reformimit, kurse janë tetë fusha në të cilët reforma do të jetë e asistuar nga ekspertët e BE-së.

Kështu BE do të asistojë në zbatimin e kuadrit të ri ligjor, në përmirësimin e procedurave të rekrutimit të personelit shërbyes, në depolitizimin dhe ritjen e profesionalizmit, në zbatimin efektiv të kuadrit ligjor, në vendosjen e standarteve dhe forcimin e kapaciteteve shërbyese, në raportin e marrëdhënieve me publikun dhe në trajinimin në vijimësi të punonjësve./CityNews





Lajmet e fundit nga