web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jemi të kënaqur që kemi një ministri për Sipërmarrjen”/ Flet kreu i “Biznesi Albania”

22 Shtator 2017, 07:55, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm Ministrja e re  Shtetit për Sipërrmarrjen, Sonilia Qato ka zhvilluar një takim me përfaqesues të biznesit në vend. Luan Bregasi, kreu i ?Biznesi Albania? tha para të pranishmëve se biznesi është i kënaqur që tashmë ka një ministri për sipërmarrjen. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se qeveria ?Rama 1? ka krijuar disa lehtësira për sipermarrjen gjithashtu ai u ndal edhe tek Këshilli Ekonomik Kombëtar.

?Jemi të kënaqur që kemi tashmë një ministri për Sipërmarrjen. Disa masa të Qeverisë ?Rama 1? lehtësuan sipërmarrjen. Këshilli Kombëtar Ekonomik nuk ka funksionuar siç duhet prandaj ardhur koha që të krijohet nëpërmjet ligjit një këshill më efikas, si ai i Këshillit Kombëtar të Punës. Ne jemi gati të përgatitim një draft dhe t?ia dorëzojmë ministres së re të Sipërmarrjes?, u shpreh Bregasi. /CityNews.





Lajmet e fundit nga