Lirohet 19 vjeçari që aksidentoi të miturën
Lirohet 19 vjeçari Klejvi Bliu i cili aksidentoi një të mitu...
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për çështjen e mosfunksionimit të radarëve në det.
Këtë shqetësim e kishte ngritur më herët edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako në një letër drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, gjë e cila u mohua nga kjo e fundit.
Ndërkohë Luan Rama duke folur për një trinitet me krimin, i tregon rrugën që duhet të ndjekë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të adresuar këtë çështje.
STATUSI I PLOTË:
Radarët të fikur,
trafikantët në punë,
shteti fle gjumë!?
Megjithëse po bëhet një muaj që prej denoncimit publik të faktit se sistemi i radarëve të vëzhgimit të hapësirës tonë detare nuk funksionon, ç?ka ka çuar, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako në dështimin e operacioneve të Policisë së Shtetit për bllokimin e trafikimit të drogës përmes detit, ende nuk ka një reagim zyrtar e të përgjegjshëm nga Prokuroria në lidhje me këtë çështje!
Radarët të fikur, trafikantë në punë, shteti fle gjumë!
E në përpjekje për ta ?prishur? këtë trinitet kriminal, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh para disa ditësh: ?garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje!?
Pa e vënë në dyshim as vullnetin dhe as vendosmërinë e zotit ministër, deklarata e tij ka një nonsens, sepse nuk mund ta nisë ai hetimin e kësaj çështjeje, pasi nuk ka asnjë tagër ligjor! Përveç kësaj, për sa kohë dimë që pas shqetësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pati një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që hidhte poshtë pretendimet e tij, presupozohet që edhe vetë Policia e Shtetit të jetë subjekt nën hetim po aq sa QNOD-ja dhe vetë Ministria e Mbrojtjes.
Organi i vetëm që mund të investigojë e të hetojë sipas ligjit është Prokuroria, jo Ministria e Brendëshme, aq më tepër po të kemi parasyshë që QNOD-ja ku është Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare është nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes!
Një gjë është e qartë: ka mungesë të bashkëveprimit ndëroperacional midis dy ministrive, gjë që ka çuar në krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike!
Këtu duhet të investohet Prokuroria!
Në fakt duhej të ishte investuar që në çastin kur u bë publik shqetësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Por, meqenëse nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria se ka nisur qoftë edhe kryesisht hetimin e këtij skandali me pasoja kriminale, Ministri i Brendshëm mund ta zgjojë Prokurorinë, duke e denoncuar çështjen zyrtarisht në organin e akuzës!/ CityNews
Lirohet 19 vjeçari Klejvi Bliu i cili aksidentoi një të mitu...
Në kuadër të punimeve të Sesionit të 72-të të Asamblesë së P...
Nga Artan Fuga:Sot nga një zë në UET, që si person e respekt...
Edona James 30 vjeç është transgjinorja më e famshme shqipta...
Një operacion kontrolli në të gjitha subjektet që gjenerojnë...
Nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme në orët e para të ...
Në raportin më të fundit të Pew Research Center thuhet se az...
Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i cili u la jashtë lis...
E shkuara komuniste, shkëputja prej saj dhe ligji për dosjet...
Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 60-...
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se është arrest...
Një 31-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale, të “Vrasj...
Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me një video të shfa...
Në një deklaratë për emisionin e Enkel Demit “Mirëmëngjes Sh...
Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur nga polic...
Dje në mbrëmje kryeministri Edi Rama publikoi foton e tij zy...
Titujt kryesor të shtypit të ditës së sotme janë si më posht...
Horoskopi ditor për diten e enjte – 21. shtator 2017.Nëse ko...
Policia e portit të Durrësit ka nisur të organizojë shërbime...
Një sasi prej 25 kg e 230 gr lëndë narkotike e llojit mariua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...