VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Luli dixhital është një rubrikë e re, prej dy ditësh kryetari i Partisë Demokratike ka filluar publikimin e mesazheve që i vijnë nga qytetarët.
Basha nuk po bën asgjë tjetër thjesht dhe vetem po kopjon atë që bën Berisha, prej katër vitesh. Po ku ndryshon qytetari dixhital i Sali Berishës dhe Lulit dixhital kryetarit të PD-së? Ka një ndryshim thelbësor midis të dyve, por gjithsesi me veprimin e pare, Lulzimi tregon se vazhdon të ngelet fatkeqësisht një politikan shumë i vonuar në mendim dhe veprim.
Sali Berisha është ish kryeministri i vendit, ish-president dhe lideri historik i PD-së, për shumë njerëz njeriu që vendosi Lulzim Bashën dhe drejton në hije PD-në.
Por, ish kreu i qeverisë nuk ka struktura zyrtare, nuk ka administratë, nuk ka secretariat, nënkryetarë, deputetë nuk ka degë partie, nuk ka grupseksione e kështu me rradhë.
Sali Berisha ka mandatin e ish kryeministrit dhe ish presidentit, dhe dy asistente, gjithçka ka denoncuar dhe denoncon ditë pas dite e publikon me asistenten dhe punën e zëdhënses së tij Erla Mhilli.
Berisha ka publikuar qindra denoncime për problemet e krimit, drogës dhe korrupsionit, shumë prej tyre përpara policisë dhe duke vënë më shpatulla pas muri ministrat dhe qeverinë, diku ka pasur dhe lapsuse, por në tërësi QYTETARI DIXHITAL ka rezultuar një sukses I padiskutueshëm edhe për vetë Ramën, Bashën dhe Metën, që shpesh bëjnë politikë me denoncimet e Sali Berishës.
Duket qartë se jo vetëm qytetarët kanë besim tek Berisha, ai vetëm me Erlën në krah ka bërë ?lëmsh? qeverinë me aq shumë denoncime sa nuk e ka bërë dot Lulzimi, zyra e tij e shtypit, deputetët dhe ish deputetët të gjithë të marrë së bashku.
Qyetari dixhital i Sali Berishës, është një model suksesi që Lulzim Basha thjesht po e kopjon keq, shumë shpejt do ta bëjë ashtu siç e bëri Partinë Demkoratike, pasi jo vetëm nuk di të veprojë, por ai nuk di as të kopjojë siç duhet sepse ka ngelur gjithë jetën e tij fallso.
Berisha i vetëm duke pasur nga pas besimin për konfidencën dhe kurajon për denoncimin e skandaleve me një asistente brilante si Erla, hodhi në kosh opozitën e Lulit këto katër vite. Këshilltarët e tij bashkë me një zyrë të paaftë shtypi apo zëdhënësa mediokër që nuk i beson askush.
Lulzim Basha, ka një ushtri nga pas, ka zyrtarë, ka një administratë në PD, ka një grup parlamentar dhe kryetarët e degeve. Si mundet që një kryetar partie ta braktisë strukturat dhe qëndrimet zyrtare dhe ta kthejë PD-në në një qytetar dixhital në rrjetet sociale?
Ndoshta përton të dalë nëpër deklara shtypi, ndoshta i flihet edhe më shumë gjumë, ndoshta i ka fjetur mendja se pazari i tij me Ramën vazhdon, por opozita zyrtare nuk mund të bëhet nga facebooku i Lulit, që ë kontrrollojnë familjarët e tij, apo sms-të që i çojnë kryetarit në detyrë të PD-së.
PD ka zë zyrtar dhe qendrim zyrtar, nuk flet me mesazhe nga rrjetet sociale, ka deputete të cilët më shumë sesa ti bëjnë fresk Lulit, duhet të shkojnë atje ku është informacioni, duhet të dalin në konferencë shtypi atje ku është problematika.
Lulzim Basha nuk është një deputet i thjeshtë që publikon hallet e njerëzve në rrjete sociale, por është kryetar i opozitës, ka një ushtri që duhet ta vendosë në efiçencë të plotë ose në të kundërt duhet të pranojë publikisht se është një komandant i dështuar që nuk di të ndajë detyrat për oficerët e tij. Shpartallon ushtrinë e çon gjithmonë në humbje, këtë të fundit tashmë e kemi të provuar, por po na provon se nga paaftësia dhe çmenduria politike, ndoshta nga mëndjemadhësia, egoizmi apo delirantizmi, betejat do ti bëjë në emrin e tij, duke braktisur ushtrinë në mes të luftësa.
Kjo strategji e Bashës ka treguar se ai është thjesht dhe vetëm i humbur, beteja nuk bëhet i vetëm dhe pa gjeneralë, ata ndoshta i mungojnë, beteja nuk bëhet i vetëm duke mos besuar tek njerëzit që ke pranë, edhe pse të gjithë mund të jenë të paaftë, ashtu siç di të zgjedhë Luli dhe familjarët e tij. Betejat nuk bëhen duke kopjuar por duke mësuar dhe vepruar.
Veprimi me kopjimin e qytetarit dixhital nxjerr zbuluar Lulzim Bashën se PD nuk funksionon nga jugu në veri, nxjerr zbuluar se Basha e ka katandisur pa një zëdhënës dhe një zyrë shtypi të besueshme Partinë Demokratike, pa folur për grupin parlamentar që të enjten ja kalon edhe ?Portokallisë?, është edhe më origjinale. /CityNews.
Të paktën 248 persona mendohet se kanë humbur jetën si pasoj...
Mbrëmjen e kaluar në zonën e kombinatit janë përfshirë në nj...
Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga polici...
Një sherr mes bandash të përfshira në trafikun e drogës ësht...
Paraditen e sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Vep...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shkuar paradit...
Administrata mbështetëse e organeve të vetingut është propoz...
Ambasadori amerikan, Donald Lu po zhvillon paraditen e sotme...
11 teza për zbatim!8.Shkollat e larta private t’a konsideroj...
Mbi tetë miliard lekë shkon vlera e pasurive pronësore të pa...
Policia e Dibrës reagon në lidhje me një video të shfaqur në...
Policia italiane ka arrestuar dy familje që drejtonin trafik...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisaria...
Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama përmës nje postimi në fa...
Një 17-vjeçare është gjetur e varur me litar në Kukës. 17-vj...
Gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e një 41-vjeçari...
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, kryetari ...
Një tërmet i paparë ka goditur Meksikën duke shkaktuar vikti...
Titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e mërkurë 20 sh...
Mardhëniet nuse-vjehrrë janë ndonjëherë po aq të ngrohta sa ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...