web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulimi/Anëtarët e KLD dhe të Gjykatës së Lartë 8 miliardë prona të pajustifikuara

20 Shtator 2017, 07:50, Aktualitet CNA

Mbi tetë miliard lekë shkon vlera e pasurive pronësore të pajustifikuara të disponuara nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë  dhe të Gjykatës së Lartë.

Të dhenën e ka zbuluar ditën e djeshme deputeti Saimir Tahiri, njëherësh dhe anëtar i Komisionit parlamentar të Ligjeve. Gjatë diskutimit të përbërjes së administratës që do të administrojë procesin e vetingut, Tahiri tha se për hatër të kësaj shume ja vlen edhe që të pranohet numri i njerëzve që do të jenë pjesë e administratës, duke kërkuar që vettingu të nisë pikërisht me këta posedues të pasurive të pajustifikuara?

?Unë më shumë se sa i shqetësuar se kë do merrni në punë, jam i shqetësuar se kë do hiqni nga puna? Më shumë se sa kë do merrni në punë, jam i shqetësuar se cilët prokurorë dhe gjyqtarë do hiqni nga puna?  Vetëm tek KLD dhe Gjykata e Lartë, pasuria e anëtarëve shkon gati 8 miliardë lekë. Ju më garantoni mua që do t?i hiqni nga puna këta gjyqtarë? Nëse ju i hiqni, unë do të firmos edhe 600 punonjës të rinj!?, vlerësoi Saimir Tahiri. /CityNews





Lajmet e fundit nga