web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mirëmëngjes me foto nga Fieri/Qytetarët e tallin: Të hëngsha Rilindjen urbane

18 Shtator 2017, 06:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Fierin për të thenë mirëmëngjes në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur disa foto nga investimet në bashkinë e Fieir në kuadër të projektit të Rilindjes urbane për të komunikuar me ndjekësit e tij.

Por menjëherë kanë ardhur reagimet e komentuesve. Shumë prej tyre shkruajne kritika të forta për qeverinë të tjerë mbështesin kryeministrin.

Duke sjellë në vëmendjen e kryeministrit problemin e ushqimeve të skaduara një komentues shkruan, ?Me vjen mir qe kujdesesh per pamjen,,,
Po 1 pyetje kisha po ushqimet qe hane shqiptaret dhe jane te skaduara si i behet a i kontrollon njeri,, apo ,,,,?.

Një tjetër ndjekës duke shkruar për probloemet e Dibrës komenton: Shum bukur kryeminister por ne ktej nga dibra akoma ecim me gomar se skemi as ruge as uj as gje prej gjeje rrespekte.

Por nuk kanë munguar edhe ironitë drejtuar Ramës, ?Te henksha rilindjen urbane nga dita dites po e ben Shqiperin lule e ty te lumte?, shkruan një tjetër komentues./Citynews





Lajmet e fundit nga