web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptari 'biznesmen'/ Merr grua në Marok, e përdor si prostitutë në Itali

16 Shtator 2017, 20:36, Aktualitet CNA

Një shqiptar në Itali është dënuar me 4 vjet burg pasi u faktuan akuzat ndaj tij për shfrytëzim prostitucioni.

40-vjeçari shqiptar është dënuar nga Gjykata e Teramos pasi kishte bindur një vajzë 24-vjeçare marokene të martohej me të 5 vjet më parë.

Pasi e kishte marrë vajzën nga Maroku në Itali, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte përdorur atë për prostitucion.

Sipas asaj që shkruan tgcom shqiptari i ishte prezantuar marokenes si sipërmarrës, por pasi mbërritën në Itali sjellja e tij kishte ndryshuar tërësisht ndaj vajzës së re.

Në bazë të dëshmisë së dhënë nga vajza ai e kishte kërcënuar të bënte mbi 10 mijë euro përpara se ta linte të lirë.

Megjithatë ajo kishte arritur të arratisej dhe të kërkonte strehim në një nga qendrat për mbrojtjen e viktimave të prostitucionit ku edhe denoncoi shqiptarin.

Pas arrestimit dhe gjykimit tashmë ai do të duhet të kalojë 4 vjet në burg për krimin e kryer. /Citynews





Lajmet e fundit nga