web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi per Rucin/Patozi tregon pse Berisha foli kunder Bashes

11 Shtator 2017, 19:57, Aktualitet CNA

?Pas 2 minutash Basha pasi takoi Ruçin në Parlament shkoi te të përndjekurit. Aty e cilësoi si gjëmë kombëtare. Pas kësaj nxorri 2 njerëzit e vet për të konfirmuar atë që tha për manipulimin brenda Parlamentit. Këto qëndrime të ndryshme brenda 5 minutash janë mjerim politik. Edhe sikur vjedhja të ishte e vërtetë duhet të mos flitej sepse kur ty ta marrin në mes të Parlamentit para 3 milionë syve imagjino se cfarë bëhet në gjithë vendin. Ishte parashikuar të mos kishte debat. Pra Lulzim Basha ekspozoi PD-në. Ajo që bëri Berisha ishte një përpjekje për të mos e lënë Bashën ta kalonte lehtë. Ai fillimisht mblodhi grupin dhe nuk e diskutoi këtë çështje. Më pas nga informacioni që unë kam është hapur nga Sali Berisha që nuk e ka kapërdirë dot faktin që ai skandal i rëndë të kalonte ashtu pa debat?,- tha Patozi gjate nje interviste ne ABCnews.

?Lulzim Basha që nga 2005 e deri më sot, sidomos tani që ka më shumë peshë politike, përpiqet t?i kalojë lehtë skandalet. Dhe ai ka përfituar herë nga mbështetja, herë nga syshkelja apo heshtja e zotit Berisha.

Kete radhe qe Berisha nuk e kaperdiu por foli, ai doli zbuluar, përfundoi Patozi.





Lajmet e fundit nga