Skenari i PD-së/ Bllokohet Parlamenti në seancën e parë
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar opozita ka vendosu...
Pas një periudhe tashmë të tensionuar vere, ku ngritja e temperaturave u shoqërua me tensionin politiko-social të zgjedhjeve parlamentare, me temperaturat e tejskajshme dhe më në fund me tymin e bardhë të qeverisë Rama 2, më në fund erdhi edhe një lajm i mirë, ai i miratimit të Planit Urbanistik të Jugut. Do të quhej ?lajm i mirë? jo thjeshtë nisur tashmë nga cilësia e tij apo përpjekja për adresimin e yçklave të pafund, si atyre partiake, ashtu edhe të grupeve të interesave të ndryshme, qofshin elektorale, qofshin tregtare.
Është lajm i mirë, jo sepse kemi planin më të mirë, por sepse kemi planin më të mirë të mundshëm tashmë, dhe e kemi sot, pas shumë e shumë zvarritjeve dhe tejzgjatjeve në kohë. Riviera shqiptare ka humbur shumë me vonesat e saj, dhe është koha të rifitohet kjo kohë, së bashku me perceptimet e duhura, me imazhin e duhur, me infrastrukturën e duhur, e gjithçka që i duhet një vendi kandidat BE për të merituar të hyjë denjësisht në hartat e turizmit evropian dhe botëror me modesti, por edhe krenari për çka do të ofrojë.
Sot më në fund kemi një Plan Urbanistik të Himarës, që nënkupton thjeshtë se jemi gati për të përveshur mëngët dhe për të filluar punën, me shpresën për sezone përherë e më të bukra vitin që vjen, me infrastrukturë më të sistemuar, me ballin më lart e me opinione më të mira turistësh. Besojmë se kjo është qasja më e duhur edhe ndaj qytetarëve evropianë të cilëve duam t?u bashkohemi. Po kështu besojmë se këto janë edhe pritshmëritë e BE-së ndaj vendit tonë, me plane dhe jo pa plane.
Është pikërisht ky imazh sa optimist aq edhe realist, që mjegullohet dhe lëkundet nga disa përpjekje në formën e pseudo-protestave që vijnë të amballazhuara në formën e shqetësimeve të minoritetit helen, ky amplifikator i dalë boje i ca rudimenteve historike mendjembyllura që tundin pashpresë kartën kërcënuese të votës së integrimit.
Si fillim, karta të tilla pseudo-nacionaliste me tipare të theksuara shoviniste, jo vetëm që janë vjetruar tashmë, por thjeshtë konfirmojnë mungesën e krijimtarisë dhe shterpësinë e mendjeve të nxehta që i ushqejnë. Si praktikë e vjetruar tashmë, jehona e pakët ngjan si një sharje me kokën në një pus të tharë, që i shërben vetëm sharësit për t?u mbytur një herë e mirë. E qartë se, sipas popullit, ?i shari të shan.?
Po sa i bazuar është kërcënimi për pengimin e integrimit?
Teknikisht dhe procedurialisht, BE ka plot halle dhe telashe sot, ku pas BREXIT, pas ndryshimit të politikave të SHBA, pas krizës ekonomike që rrezikon seriozisht akoma disa nga shtetet anëtare, pas rezistencës ndaj prezencës përherë në rritje të kapitaleve kineze dhe sidomos, luftës kundër terrorizmit, sikur ka pak ose aspak vend për të marrë në shqyrtim planet pjesore urbanistike të një shteti të pavarur dhe sovran. Ky vend tashmë, që monitorohet ngushtësisht dhe prej kohësh nga Komsioni Evropian dhe shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë, mund të çalojë në shumë drejtime, por nuk mund të pranohet nga askush e për asnjë arsye sulmi pseudo-nacionalist për shkak të një hapi përpara tashmë në kuadër të reformës territoriale, atë të miratimit dhe të zbatimit të planeve rregulluese urbanistike.
Të jesh kundër planit urbanistik të një vendi, rajoni apo krahine, do të thotë ngadalësim, stagnacion, vendnumëro. Të sulmosh planin urbanistik të një prej zonave më të nxehta dhe prioritare për sa i përket zhvillimit të vendit dhe sidomos, industrinë e turizmit, duhet të mbartësh dhe të mbarsësh shtysa ligësisht dashakeqëse dhe të mbrapshta, qoftë si shtytës i jashtëm, ca më keq si mbështetës i brendshëm. Ku përshkrimi më i goditur do të qe ai i ?gëlltitjes së një luge çorbe të prishur, dhe pastaj vjellin për gjithë jetën.?
T?u biesh këmbanave të vjetra me pretendimin e një muzike dhe valleje të re, duhet të kesh jo vetëm kurajon e diskreditimit momental dhe të ardhshëm publik, por edhe mungesë të theksuar vizioni dhe konceptimi për realitetin dhe dinamikat e tij.
E gjitha kjo, pa menduar aspak për cënimin e integritetit shtetëror dhe ndërhyrjes së patakt me pretendime boshe, sepse ky është fatkeqësisht avazi i kësaj pakice përherë e në zhdukje e tkurrje, andej e këndej kufirit.
Vetë fqinjët tanë të mirë grekë do ta gëzojnë planin e ri urbanistik të Himarës kur të fillojnë të bëjnë pushimet apo të vizitojnë trojet kufitare. Edhe vetë BE, në dilemën e kandidatit me apo pa plan urbanistik, e ka të thjeshtë përgjigjen.
Tek e fundit, zhurmues të tillë e justifikojnë plotësisht thënien e artë: ?Fali o Atë se nuk dinë se ç?bëjnë!?
Taulant Koçia
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar opozita ka vendosu...
Ndërsa kryeministri Rama e nisi ditën sot me publikimin e Mo...
Kastriot Myftaraj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku k...
Tre shtetas nga Korça janë vënë në pranga nga policia e këti...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me postimin e një fot...
Këta janë titujt kryesorë të disa prej gazetave sot në 4 sht...
Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e mire gjate kësaj di...
Duhet talent dhe kurajo për një bukuroshe që të luajë një ro...
Henna Heals nga Kanadaja ndihmon gruatë që kanë humbur flo...
Psikologu kanadez Robert D. Hare është i njohur për metodën ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë të tjera de...
Njerëzit jo gjithmonë janë në formën më të mirë të tyren, po...
Shumë kohë më parë, dy gjeni zhvilluan një takim, i cili mbe...
WhatsApp ka prezantuar llogaritë e verifikuara për bizneset....
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ka publikuar një denoncim t...
Një restorant i ri i quajtur ‘The Picture House’ i hapur në ...
Kryeministri Rama ka paralajmeruar bashkimin e dy institucio...
Baballarët e rinj në Shtetet e Bashkuara po plaken. Hulumtue...
Shkruar dhe përsëritur shumë herë. Shtyllat e ndërtimit të v...
Nivelet e larta të HDL, ose “kolesteroli” të mirë, përgjithë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...