web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Lartë-Raporti ekspozon skandalin/ 27 shekuj vonesa për rekurset e dy viteve

25 Gusht 2017, 12:12, Aktualitet CNA

Pas skandalit që përfshiu Gjykatën e Tiranës në lidhje me dosjet e fshehura, Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP ka publikuar ditën e sotme një raport.

Në të shkruhet se skandali është shumë më i thellë sepse për rekurset e dy viteve vonesa shkon deri në 27 shekuj.

Më poshtë raporti i plotë:

Permbledhje ekzekutive

Vlerësimi tematik për afatet procedurale të shqyrtimit gjyqësor nga Kolegji Administrative i Gjykatës së Lartë,   2015 ? 2016

Raporti ekspozon vonesa shekullore ne shqyrtimin e rekurseve administrative ne Gjykaten e Larte

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP ka vlerësuar afatet procedurale të shqyrtimit gjyqësor dhe të afatet e dorëzimit të vendimeve nga Kolegji Administrativ të Gjykatës së Lartë per vitet 2016 dhe 2015. Monitorimi është mbështetur nga National Endoëment for Democracy, me seli në Ëashington D.C, (SHBA) që financohet kryesisht me fonde të Kongresit Amerikan.

Gjetjet e Vlerësimit Tematik për vitin 2016

?     Afati i shqyrtimit gjyqësor, 2016

Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi (neni 60 pika 2 e ligjit nr. 49/2012, të ndryshuar).

Gjatë vitit 2016, Kolegji Administrativ i GJL dha gjithsej 604 vendime gjyqësore. Prej tyre në analizë u morën 575 vendime nga ku rezultoi se vetëm 2 nga 575 çështjet e vendimuara në 2016-ën janë shqyrtuar brenda afatit ligjor 90-ditor (me pak se 0.3%).

Kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështje në Kolegjin Administrativ të GJL gjatë 2016-es rezulton 820 ditë ose 2.2 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 9 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar .

Koha më e gjatë e shqyrtimit gjyqësor për çështjet e vendimuara në vitin 2016 nga Kolegji Administrativ i GJL është 2080 ditë  ose 5.7 vjet nga data e regjistrimit të rekursit.

Nga analiza e të dhënave, rezulton se, përtej afatit ligjor të lejuar (90 ditë), Kolegji Administrativ i GJL konsumoi më e pakta 419724 ditë për çështjet që vendimoi në vitin 2016 . Këto janë afërsisht 1150 vjet. Me fjalë të tjera, subjektet të cilat morën një vendim në dorë gjatë vitit 2016 për çështje administrative në vititn 2016, iu desh më parë të prisnin të gjithë se bashku (për 599 çështje rekursi) mbi 11 shekuj e gjysëm që drejtësia të shërbehej për ta nga Gjykata e Lartë e RSH.

?     Afati i dorëzimit të vendimeve, viti 2016

Ligji nr. 49/2012 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative?, parcakton se  brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.

Nga vlerësimi për vitin 2016, rezulton se, brenda afatit ligjor prej 10 ditësh janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë  vetëm 82 nga 595 vendime të analizuara 14%  e totalit . Pjesa tjetër prej 513 vendimesh ose 86% e totalit dalin jashtë këtij afati.  Kjo do të thotë se për vitin 2016, dispozitat e nenit 6 pika 3  e ligjit 49/2012, të ndryshuar kanë gjetur zbatim në masën 14% në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.

Nga një përllogaritje e posaçme, realizuar nga vlerësuesit e INFOÇIP, rezulton se në total, për  dosjet e vendimuara në vitin 2016 nga KA i GJL, u akumulua një total vonesash për dorëzimin e tyre në sekretari prej 13225 ditësh, ose rreth 36 vjet në total. Duhet theksuar se kontrastimi në këtë rast është bërë me afatin ligjor që parashikohet në nenin 64, pika 3 e ligjit 49/2012, të ndryshuar dhe jo më atë që përmbante neni 19 i ligjit nr. 8588, datë 15.3.2000, i ndryshuar.

III.   Gjetjet e Vlerësimit Tematik për vitin 2015

?     Afati i shqyrtimit gjyqësor, 2015

Gjatë vitit 2015, Kolegji Administrativ i GJL dha 710 vendime gjyqësore. Në analizë nga INFOÇIP u morën 709 vendime.  Vetem 4 nga 709 çështjet e vendimuara në 2015-ën janë shqyrtuar brenda afatit ligjor 90-ditor, siç parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar  (vetëm 0.5% e totalit).

Kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështje në Kolegjin Administrativ të GJL gjatë 2015-ës rezulton të jetë 954 ditë, ose 2.6 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 10 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar për shqyrtimin gjyqësor të çështjeve administrative në GJL.

Koha më e gjatë e shqyrtimit gjyqësor për çështje të vendimuar në vitin 2015 nga Kolegji Administrativ i GJL është 1889 ditë ose 5.3 vjet nga data e regjistrimit të rekursit.

Përtej afatit ligjor të lejuar për shqyrtimin e rekurseve (90 ditë), Kolegji Administrativ i GJL konsumoi më e pakta 616572 ditë për çështjet e vendimuara në vitin 2015. Këto janë afërsisht 1600 vjet ose 16 shekuj të konsumuar përtej afatit ligjor për shqyrtimin e një rekursi administrative në Gjykatën e  Lartë.

?     Afati i dorëzimit të vendimeve, viti 2015

Nga vlerësimi rezulton se, brenda afatit ligjor prej 10 ditësh janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë  9%  e totalit, ose 65 nga 709 vendimesh të analizuara . Pjesa tjetër prej 644 vendimesh ose 91% e totalit dalin jashtë këtij afati.  Periudha e analizuar është Janar-Dhjetor 2016.

Kohëzgjatja mesatare e dorëzimit në sekretarinë e GJL të një dosje gjyqësore të vendimuar gjatë 2015-ës rezulton të jetë 41.8 ditë. Kjo shifër e tejkalon 4 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar.

Nga një përllogaritje e posaçme, realizuar nga INFOÇIP, rezulton se në total, për  dosjet e vendimuara në 2015-ën nga KA i GJL, u akumulua një total vonesash në dorëzim prej 22549  ditësh, ose rreth 61 vjet.

Konkluzione (vitet, 2015 dhe 2016) dhe disa rekomandime

Nga Monitorimi rezulton se Kolegji Adminisitrativ i Gjykatës së Lartë ka përballur një volum të lartë çështjes gjyqësore gjatë vitit 2016 dhe 2015 dhe ka vendimuar mesatarisht 50-60 cështje çdo muaj. Në vitin 2016, numri i çështjeve të vendimuara pësoi gjithsesi ulje krahasuar me 2015. Po ashtu, edhe vonësat në shqyrtimin e dosjeve përsuan një ulje prej mesatarisht 134 ditësh.

Pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, problem serioz mbetet koha shumë e gjatë e shqyrtimit të cështejeve përtej afateve ligjore të përcaktuar. Gjatë vitit 2016 dhe 2015 të marra së bashku, Kolegji Administrativ i GJL kapërceu mesatarisht me 887 ditë afatin ligjor të parashikuar në ligj për shqyrtimin e çështjeve të rekursuara. Kjo mund dhe duhet të konsiderohet një shkelje e ligjit material dhe procedural.

Në total, koha e konsumuar nga Kolegji Administrativ përtej afatit të parashikuar ligjor për të shqyrtuar çështjet e vendimuara në 2015-ën dhe 2016-ën përllogaritet të jetë 2750 vjet, ose rreth 27 shekuj e gjysem.

Kjo situatë duet mbajtur në vëzhgim konstant për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm, nisur edhe nga rrethana e largimit të stafit gjyqësor dhe sekretarëve gjyqësore në muajt e fundit nga kjo Gjykata.

Vendimarrësit do të duhet ta konsiderojnë me seriozitet plotësimin e menjehershme të vakancave në këtë gjykata si dhe aplikimin e masave serioze per rikuperimin në afat të vonesave në shqyrtimin e dosjeve.

Institucionet e reja që janë krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi duhet të marrin dhe të orientojnë drejt për zgjidhje situatën e mungesave në trupën gjyqësore dhe të përshepejtojnë pa humbur kohë procesin e rikuperimit. Në të kundërt, Gjykata e Larta rezikon të mbytet nën peshën e dosjeve që vetë ka marrë përsipër të shqyrtojë. Çdo vonesë në këtë drejtim, do të ngarkonte me përgjegjësi institucionet e reja të gjyqësorit që janë konstituuar tashme pas miratimit të Reformës.

Gjykata e Lartë, do të duhet nga ana tjetër, të vete-limitohet në pranimin e çdo lloj rekursi që i paraqitet, për të shmangur në këtë mënyrë rrethin vicioz në të cilin ajo ka rënë tashmë. Është një paradoks që Gjykata e Lartë, e cila ka akumuluar një backlog shumë të madh dosjesh, të cilat, sikurse e provon edhe ky monitorim, mezi iu vjen rradha të shqyrtohen, të vijojë të pranojë me të njëjtët filtra çëshjet që vijnë për rekurs.  Gjykata e Lartë duhet te vete-permbahet në pranimin e rekurseve dhe te restaurojë misionin dhe funksionin e saj ligjor si gjykate ligj për të unifikuar praktikën e shqyrtimit gjyqësor.

Kolegjet e gjykatës së lartë duhet të ndjekin një politike shumë konservatore për pranimin e rekurseve të cështjeve që rezultojnë të fituara në të dyja shkallët e gjykimit.

Praktika e marrjes së çështjes në shqyrtim në dhomë këshillimi duhet të rikonceptohet dhe paraqitja e kundë-rekursit të bëhët një praktikë obligative për shqyrtimin e rekursit.

Edhe për anëtarët e Gjykatës së Larte, çështja e vonesave ekstreme duhet të vlerësohet në optikën e ligjit, si një ndër elementët kryesore që kanë të bëjnë me figurën e gjyqtarit dhe me kapacitet e tij për të performuar detyrën./CityNews





Lajmet e fundit nga