web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot/ Zjarri po “përpin” zonën e Martaneshit

25 Gusht 2017, 10:52, Aktualitet CNA

Gjatë kësaj vere një shqetësim serioz kanë qenë edhe zjarret, të cilët përfshinë pothuajse të gjithë Shqipërinë. Për shkak të temperaturave të larta, vatra të shumta zjarri u konstatuan në shumë fshatra.

Së fundmi, flakët kanë përfshirë edhe zonën e Martaneshit, ku që nga mbrëmja e djeshme, ashtu siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, po digjen kullota, pyje dhe shkurre. Zjarri ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme dhe banorët thonë se janë të rrezikuar.

Kujtojmë se më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha postoi një video në rrjetet sociale, ku vihej në dukje i njëjti problem.

Nga ana tjetër, qytetarët ankohen se nuk ka asnjë ndërhyrje dhe se e vetmja zgjidhje për ta ka mbetur që të luten që të bjerë shi./CityNews





Lajmet e fundit nga