Aksident i rëndë/Humb jetën 17-vjeçari shqiptar, rëndë një tjetër
Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën, pas një aksidenti ...
Partia ZGJIDHJA reagoi sot ndaj sharjeve të ulëta, ofendimeve dhe kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj trupit diplomatik, gjatë takimit të përvitshëm.
Në një reagim në rrjetet sociale, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, theksoi se kjo është një vijë sjelljeje e papranueshme dhe e përsëritur e Ramës për të larguar fajin nga vetja edhe për dështimin e diplomacisë në këto katër vite, ashtu si në të gjithë qeverisjen e tij si dhe denoncoi mungesën totale të një programi qeverisës dhe të një strategjie serioze shtetërore për të ngritur një diplomaci aktive, të efektshme, shërbyese dhe ndihmuese, besnike ndaj interesave të larta të kombit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Statusi i plotë:
Kryeministri i telendisi sot përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë. I përbuzi ata, i etiketoi ?delenxhinj?, ?të leshtë?, ?të avashtë?, që kishin bërë ?një vrimë në ujë? dhe i paralajmëroi se edhe do t?i heqë nga shërbimi. Tërbimi i kryeministrit, në një takim të përvitshëm, tregon se në çfarë derexheje ka përfunduar diplomacia e Rilindjes dhe qeverisja e saj. Shërbimi ynë diplomatik, në përgjithësi, nuk e përfaqëson si duhet Shqipërinë dhe nuk i mbron shtetasit shqiptarë apo emigrantët tanë nëpër botë, përpiqet t?i zhvasë ata edhe për shërbimet më elementare konsullore, nuk ka negociuar dhe nuk ka sjellë asnjë investim të huaj, sado të vogël, në Shqipëri.
Edi Rama, për katër vite, i harroi në sirtar prioritetet e qeverisë së tij për diplomacinë ekonomike, marrëdhëniet e ngushta me vendet fqinje, partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në, mbështetjen e Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që janë.
Edi Rama e rrënoi, përtej çdo imagjinate, pozitën dhe reputacionin e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Përhapi nam të zi Shqipërisë në çdo aspekt e në çdo cep të botës. Ai u diskreditua si një karagjoz e sharlatan i pashoq edhe në politikën e jashtme. Do të mbahet mend edhe për atletet e bardha, edhe si gaztori i Ballkanit! Në mjediset dhe takimet ndërkombëtare politike e diplomatike, kryeministri ynë inferior dhe i paaftë, i argëton me barcaleta udhëheqësit e shteteve mike, meqenëse nuk është i zoti të bëjë asnjë punë me ta në dobi të Shqipërisë.
Marrëdhëniet me Greqinë, arritën në pikën më të ulët, edhe pse ajo është partnerja kryesore ekonomike e Shqipërisë dhe se atje jetojnë dhe punojnë rreth 1 milion shqiptarë.
Nën qeverisjen e Ramës, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ndalur dhe tani në vend të anëtarësimit të afërt, është në diskutim lëvizja pa viza në hapësirën Shengen, sepse vendet europiane janë tmerruar prej një qeverie që eksporton vetëm kanabis, azilkërkues, prostitucion dhe krim. Shqipërisë i është shtyrë për në ?kalendat greke? procesi i negociatave për anëtarësim, duke mbetur shumë prapa Serbisë dhe Malit të Zi.
Sjellja papërgjegjshme e Edi Ramës ndaj Presidentit Amerikan, Donald Trump, gjatë kohës kur garonte për në Shtëpinë e Bardhë, e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen amerikane për Shqipërinë, të paktën përkohësisht.
Shërbimi diplomatik patjetër që duhet të punojë për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe për rritjen e përfitimeve të Shqipërisë nga shkëmbimet ekonomike e tregtare me vendet e tjera. Por, njëkohësisht, shërbimi diplomatik nuk mund të bëhet përgjegjës në bllok për paaftësinë dhe dështimin e plotë të qeverisë për të përmirësuar gjendjen ekonomike të shqiptarëve dhe klimën për investimet e huaja private në ekonomi. Kush ambasador i veçantë mund të shpallet fajtor për politikat dhe qeverisjen totalisht të dështuar të këtij kryeministri?
Kryeministri nuk mund të mbulojë korrupsionin endemik të qeverisë së tij me dobësitë e shërbimit diplomatik. Ai nuk mund të mbulojë kapjen e qeverisë, shtetit dhe ekonomisë nga krimi i organizuar, mafia dhe oligarkia e korrupsionit, me punën e dobët të diplomatëve shqiptarë.
Ai nuk mund të mbulojë dështimin tragjik të qeverisë për të ngritur e motivuar administratë dhe institucione profesionale, të përgjegjshme, besnike të interesave të larta të shtetit dhe të popullit tonë me shërbimin e vobektë diplomatik shqiptar. Shërbimi i shpartalluar diplomatik është në vetvete një provë e qartë se ky kryeministër nuk e ka haberin e punëve të shtetit dhe nuk ka lidhje me kulturën e respektimit dhe të ndërtimit të institucioneve.
ZGJIDHJA distancohet prerazi nga denigrimi kolektiv e i turpshëm që kryeministri u bëri ambasadorëve në televizion. Ky akt i ulët dhe i papërtypshëm i tij nuk është i pari. Ai e ka bërë strategji sjelljeje poshtërimin publik e në grup të punonjësve e drejtuesve të institucioneve të shtetit dhe të administratës publike. Kjo është kulturë dhe sjellje e njerëzve të rrugës. Nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën dhe sjelljen e një shtetari.
ZGJIDHJA e di se lumi i të sharave dhe ofendimeve banale të kreut të qeverisë shqiptare nuk do ta bëjnë më të mirë diplomacinë e Shqipërisë, nuk do të sjellin asnjë cent investime të huaja, nuk do ta lartësojnë reputacionin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve dhe as nuk do t?i mbrojnë apo shërbejnë shqiptarët e shpërndarë anekënd botës. Ato janë pjesë e lojërave të Ramës për të manipuluar dhe gënjyer opinionin publik dhe për ta nxjerrë veten “të larë” nga gjithë mëkatet e qeverisjes së tij.
ZGJIDHJA denoncon mungesën totale të një programi qeverisës dhe të një strategjie serioze shtetërore për të ngritur një diplomaci aktive, të efektshme, shërbyese dhe ndihmuese, besnike ndaj interesave të larta të kombit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë./CityNews
Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën, pas një aksidenti ...
Mildred Bowers është një grua nga Karolina e Jugut e cila me...
“Titaniku”, filmi mbi anijen gjigande e cila u mbyt në oqean...
Dita e dasmës është një nga ditët më emocionuese dhe të paha...
Akademiku Artan Fuga është bërë pjesë e debatit më të fundit...
Çdo ditë e më shumë ne ankohemi se femrat dhe meshkujt humba...
Të gjithë jemi mësuar të mendojmë se kokoshkat janë ushqimi ...
xAida Hajnaj, drejtore për pikat kufitare e emigracionin në ...
Policia rumune ndali para pak ditësh një gomone me migrantë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë alarmin në lidhje me s...
Pronari i Omega Pharma Group-kompania e ndaluar me vendim të...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reagua...
Kafenetë Starbucks kanë vendosur Wi-Fi-n më të shpejtë që mu...
Kryeministri Edi Rama do të prezantojnë qeverinë e re këtë t...
Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar sërish situa...
Serialet turke kanë pushtuar botën duke u ndjekur nga një nu...
Policia e Korçës ka dhënë detaje nga zjarri i rënë pasditen ...
Ish-deputetja e Partinë Demokratike, Majlinda Bregu, ka falë...
Karabinierët e Novarrës arrestuan 43 vjecarin shqiptar me i...
Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...